MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): NJË CISTERNË NAFTE E FLOTËS RUSE QË VEPRON NË HIJE U KAP NË KANALIN ANGLEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 14
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Forcat britanike kapën një anije cisternë nafte të flotës ruse në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm”.
Kështu tha kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer).
“Gjatë një operacioni gjashtëorësh, komando të Marinës Mbretërore dhe oficerë të specializuar të zbatimit të ligjit nga Agjencia Kombëtare e Krimit, të mbështetur nga Forcat Ajrore Mbretërore, hipën në anije.
Anija, e quajtur ‘Smyrtos’, do të mbahet nën mbikëqyrje në brigjet jugore të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa hetimi vazhdon”.
Kështu tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
“Ky operacion i suksesshëm i jep një goditje tjetër Rusisë dhe u kujton atyre që nxisin luftën e Putinit në Ukrainë se nuk do t'i lejojmë të fshihen”, tha kryeministri Starmër (Starmer).
Operacioni u mbështet nga avionë të Grupit Ajror Detar, një avion RAF P-8, si dhe anijet HMS Sutherland dhe HMS Ledbury.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




















Comments