top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: 20 MILIONË € DO TË SHKOJNË PËR SHOQËRINË CIVILE NË IZRAEL DHE PALESTINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Vitin e kaluar ne ndamë mbi 18 milionë € për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile.


Kam kënaqësinë të konfirmoj sot se kemi mobilizuar mbi 20 milionë € fonde shtesë për nismat vendore të ndërtimit të paqes”.


Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në Forumin e Parisit mbi Zgjidhjen me Dy Shtete.


Bashkimi Evropian tani punon me 88 organizata të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze, të cilat po punojnë në vijën e parë të ndërtimit të paqes, duke promovuar dialogun, duke forcuar lidershipin e grave dhe duke mbështetur median e pavarur”, tha përfaqësuesja e lartë Kallas, duke theksuar se shoqëria civile nuk është një element dytësor në diplomaci, por është e domosdoshme për ndërtimin e paqes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page