top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E BELGJIKËS | KRYEMINISTRI FINLANDEZ PETTERI ORPO: MARRËVESHJA E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR TË ARRITUR MARRËVESHJE PËR NAFTË ME VLADIMIR PUTININ ËSHTË E PALOGJIKSHME.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Vendimi i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të arritur një marrëveshje për naftën me Vladimir Putinin është i palogjikshëm”. Kështu tha kryeministri finlandez Petteri Orpo, në një intervistë me entin mediatik “Politico” në prag të samitit të Bashkimit Evropian. “Mesazhi im për të është se ne jemi aleatë. Ne jemi pjesë e NATO-s. Dhe cili është kërcënimi më i madh për NATO-n? Është Rusia - dhe kjo është arsyeja pse nuk ka logjikë. Unë
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: FALËNDEROJ BASHKIMIN EVROPIAN DHE UDHËHEQËSIT EVROPIANË PËR MBËSHTETJEN E TYRE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Jam i kënaqur që jam këtu, jam vërtet mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që marrim nga Këshilli i Bashkimi Evropian, Komisioni dhe udhëheqësit evropianë; udhëheqës të vërtetë që kanë qenë në anën tonë që nga fillimi i luftës”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski me të mbërritur në Këshillin Evropian. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): MBËSHTETJA E EVROPËS PËR UKRAINËN ËSHTË MË E FORTË SE KURRË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mesazhi ynë për presidentin Zelenski është shumë i thjeshtë; mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën mbetet më e fortë se kurrë. Kjo nuk është koha për të tërhequr mbështetjen. Nuk është koha për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë. Tani është koha për të rritur mbështetjen tonë, për të intensifikuar presionin tonë dhe kjo është thelbësore për ta bindur Rusinë të pranojë një armëpushim të vërtetë, për ta sjellë atë në tryezën e negocia
Agjencia Telegrafike Vox
SLLOVENI | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË ITALISË SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): ASNJË VEND NË EVROPË NUK MUND TË PARASHIKOJË TË ARDHME TË NDARË NGA AJO E TË TJERËVE.
Lubjanë, Slloveni | “Bashkimi Evropian përballet me sfida të jashtëzakonshme që ndikojnë në sigurinë, përparimin (prosperitetin) dhe aftësinë e tij për të vepruar me autoritet në skenën ndërkombëtare, me pasoja të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë. Asnjë vend në kontinent, askush, nuk mund të parashikojë një të ardhme të ndarë nga ajo e të tjerëve. Do të ishte një arratisje nga realiteti dhe, madje më shumë sesa një iluzion, një akt vetëshkatërrimi”. Kështu tha presiden
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA DËSHIRON TË SHKATËRROJË INFRASTRUKTURËN ENERGJETIKE TË UKRAINËS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Rusia po bën gjithçka për të shkatërruar infrastrukturën energjetike dhe ujore të Ukrainës por ne qëndrojmë me ju. Ne do t'ju mbështesim siç kemi bërë në dimrat e tjerë”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), së bashku me presidentin Volodimir Zelenski dhe me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa), para ditës së dytë të samitit të Bashkimit Evropian. “Ne e mbështetëm armëpushimin energjeti
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SITUATA NË UKRAINË ËSHTË SERIOZE; DO TË JETË DIMËR I VËSHTIRË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Situata është vërtet serioze. Ne duhet ta mbështesim gjithashtu Ukrainën për ta ndihmuar të kalojë dimrin, sepse do të jetë një ditë e vështirë”. Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjatë rrugës për në Këshillin Evropian. “Nuk shohim asnjë shenjë nga Rusia se dëshiron ta ndalë këtë luftë ose se është e hapur për ndonjë lloj armëpushimi apo paqeje. Kjo është arsyeja pse ne duhet t'i ndihmojmë ukrainasit të mbije
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | ME MIJËRA STUDENTË TË MAJTË PO PROTESTOJNË; NË ROMË DOGJËN FLAMURIN AMERIKAN DHE ATË IZRAELIT.
Romë, Itali | “Para për shkolla, jo luftë. Më pak armë, më shumë të drejta”. Këto janë disa nga parrullat e brohoritura nga studentët që dolën në rrugë në disa qytete italiane pas pushtimeve të fundit të shkollave. Disa mijëra studentë marshuan në Torino, duke brohoritur kundër qeverisë, kryeministres Xhorxha (Giorgia) Meloni, ministrit të arsimit Xhuzepe (Giuseppe) Valditara dhe kreut të partisë së Ardhmja Kombëtare, Roberto Vanaçi (Vannacci). Demonstrata u zhvilluan gjithas
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TË RIFILLOJMË SULMET NDAJ RAFINERIVE RUSE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë me entin mediatik vendor “Financial Times”, duke shprehur zemërimin e tij për ndërprerjen e rrezikshme të ndarjes së inteligjencës nga ShBA-ës, si dhe për dobësimin e njëkohshëm të shërbimit të internetit satelitor Starlink të SpaceX-it. “Ndalesa (e sulmeve ndaj rafinerive) ka mbaruar. Ne kemi mbaruar”, - tha presidenti Zel
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: RUSIA NA GODITI ME 269 DRONE DHE ME MË SHUMË SE 40 RAKETA “SHAHED”.
Kiev, Ukrainë | “Rusia lëshoi 124 dronë vetëm gjatë natës dhe 145 të tjerë gjatë ditës. Dhe tani për tani ka ende më shumë se 40 shahedë në qiellin tonë. Ata po sulmojnë infrastrukturën energjetike, logjistikën dhe hekurudhat. Ne arritëm të rrëzojmë një numër të konsiderueshëm dronësh, por disa ia dolën mbanë. Ky është një nga sulmet më të mëdha. Është e qartë se rusët po përpiqen të shfrytëzojnë problemet me Starlink-un në Ukrainë, pasi dronët tanë interceptorë varen nga k
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | POLICIA MORI KONTROLLIN E SELISË SË TELEVIZIONIT PRO-OPOZITAR “HALK TV”.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Policia mori kontrollin e selisë së kanalit kryesor televiziv të opozitës, “Halk TV”, dhe ndaloi transmetimin e tij të drejtpërdrejtë. “Policia është në ndërtesën e 'Halk TV'. Është emëruar një administrator (për të marrë kontrollin e kanalit). Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, kumtoi enti mediatik në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Gjatë kontrollit policor pak pas orës 6 të mëngjesit në selinë e “Halk TV” në Stamboll, punonjësve iu nd
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PALLATI ELIZE: ASNJË MARRËVESHJE BUXHETORE ME BASHKIMIN EVROPIAN PA BURIME TË KONSIDERUESHME PËR EVROPËN.
Paris, Francë | “Nuk mund të ketë marrëveshje për buxhetin e ardhshëm evropian për vitet 2028-2034 pa burime të reja të konsiderueshme për Evropën”. Kështu kumtoi presidenca franceze, në prag të samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel. “Sot, mund të shohim kufijtë e propozimit të vënë në tryezë, të karakterizuar nga një qasje e fokusuar ekskluzivisht në shkurtimin e shpenzimeve. Nuk do të ketë marrëveshje pa burime të konsiderueshme vetanake për Evropën”, tha presidenca. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ne jemi pranë jush dhe kjo nuk do të ndryshojë”. Kështu tha kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) kur priti presidentin Volodimir Zelenski në Dauning Strit (Downing Street), duke përsëritur se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën nuk ka gjasa të ndryshojë. Kryeministri Bërnem (Burnham) përshkroi ditë të errëta dhe të vështira për Ukrainën, të goditur nga bombardime të rënda gjatë 24 orëve të fundit dhe tha se presidenti Zelenski ë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


