TURQI (TÜRKIYE) | POLICIA MORI KONTROLLIN E SELISË SË TELEVIZIONIT PRO-OPOZITAR “HALK TV”.

Ankara, Turqi (Türkiye) | Policia mori kontrollin e selisë së kanalit kryesor televiziv të opozitës, “Halk TV”, dhe ndaloi transmetimin e tij të drejtpërdrejtë.
“Policia është në ndërtesën e 'Halk TV'.
Është emëruar një administrator (për të marrë kontrollin e kanalit). Transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë”, kumtoi enti mediatik në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Gjatë kontrollit policor pak pas orës 6 të mëngjesit në selinë e “Halk TV” në Stamboll, punonjësve iu ndalua hyrja në ndërtesë dhe 11 veta u arrestuan.
Në total, u lëshuan urdhërarreste për 17 veta.
Sipas raportimeve të enteve mediatike vendore, operacioni policor kundër kanalit televiziv opozitar lidhet me një hetim kundër pronarit të “Halk TV”, Cafer Mahiroglu, për krime të dyshuara të korrupsionit, manipulimit të ofertave dhe pastrimit të parave.
Një administrator gjyqësor është emëruar për kanalin, ndërsa transmetimet e drejtpërdrejta janë ndërprerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments