top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
LUKSEMBURG | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: ARMËPUSHIMI ENERGJETIK ËSHTË GJË E MIRË; RUSIA DUHET TA RESPEKTOJË.
Luksemburg | “Ne e mirëpresim armëpushimin në sektorin e energjisë, me kusht që ai të respektohet. Ende nuk e kemi parë nëse Rusia do ta respektojë atë gjithashtu. Sigurisht, personalisht, do të doja që armëpushimi të zbatohej për njerëzit, dhe jo që njerëzit të vriteshin”. Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndërsa mbërriti në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg. “Ne duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë që t'i japë fund luftës. Sepse
Agjencia Telegrafike Vox
LUKSEMBURG | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: U MIRATUA PAKETA MAKSIMALE E SANKSIONEVE KUNDËR MAKINERISË RUSE TË LUFTËS.
Luksemburg | “Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian sapo kanë miratuar gati 1600 sanksione të reja që synojnë kompleksin ushtarako-industrial rus”. Kështu tha përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
POLONI | KRYEMINISTRI DONALD TUSK: U ARRESTUA NJË SUBJEKT QË DONTE TË MË VRISTE MUA DHE MINISTRIN E MBROJTJES.
Varshavë, Poloni | Kryeministri Donald Tusk tha se një burrë i akuzuar për kërcënime me sulm kundër tij dhe ministrit të tij të mbrojtjes është arrestuar. “Burri që kërcënoi me sulm është arrestuar”. Kështu shkroi kryeministri Donald Tusk në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke lavdëruar policinë për veprimin e saj të shpejtë dhe vendimtar. Ministria e Brendshme njoftoi se shërbimet e inteligjencës kishin marrë informacion në lidhje me një plan për të vrarë kryeministri Don
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: MARRËVESHJA ME RUSINË U SJELL DOBI AMERIKANËVE; EVROPA ËSHTË HIPOKRITE NË KRITIKAT E SAJ.
Uashington, Amerikë | “Marrëveshja për naftën me Rusinë është e mirë për amerikanët. Ne do të përdorim të gjitha fuqitë ligjore në dispozicion për ta zbatuar atë. Kushdo në Kongres që thotë se nuk mund të bëhet sepse bie ndesh me Aktin Lindsei (Lindsey) Graham, gabon”. Kështu tha sekretari i thesarit, Skot (Scott) Bessent, në një intervistë me entin mediatik Faks (Fox), duke theksuar se Evropa është hipokrite që e kritikon atë. “Që nga fillimi i luftës, evropianët i kanë dhën
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | RUSIA GODITI TERMOCENTRALIN PASI PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SHPALLI ARMËPUSHIM ENERGJITIK.
Kiev, Ukrainë | Rusët goditën një termocentral në Kiev me një dron “Shahed”. Sulme pati edhe ndaj infrastrukturës tjetër energjetike në rajonin e Kharkiv-it. E gjithë kjo ndodhi pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) botoi deklaratën e tij mbi një armëpushim energjitik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SHBA-ës TË HEQIN SANKSIONET NDAJ GJPN-së; JEMI GATI TA MBROJMË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Evropa qëndron e vendosur në mbrojtje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të heqin sanksionet, Brukseli thotë se është gati të zbatojë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe për t'i lejuar asaj të vazhdojë të funksionojë. Sanksionet e ShBA-ës nuk hyjnë në fuqi menjëherë. Ekziston një periudhë gjashtëmujore, e cila ofron një dritare për të negociuar ose t
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM ANDRI SIBIHA (ANDRII SYBIHA): DEKLARATAT NGA JASHTË POHOJNË SE PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI PO E BËN MIRË PUNËN E TIJ.
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Zelenski udhëheq kombin tonë në një kohë lufte, një luftë për pavarësi, liri dhe dinjitet. Ai ka mbështetjen e popullit ukrainas dhe populli ka të drejtë të vendosë. Deklaratat nga jashtë vetëm sa pohojnë se ai po e bën mirë punën e tij. Ai meriton mbështetje”. Kështu shkroi ministri i jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andrii Sybiha) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas deklaratave të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se është koha që Ukrain
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JEMI SOLIDARË ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) siguroi presidentin Volodimir Zelenski për solidaritetin e tij të plotë pasi ai kundërshtoi marrëveshjen ruse të naftës të ndërmjetësuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili ka bërë thirrje për një president të ri në Ukrainë. “Në një telefonatë midis dy udhëheqësve, kryeministri Bërnem (Burnham) i tha presidentit Zelenski se ai pranoi se 24 orët e fundit kanë qenë të vështira për Ukrainën dhe
Agjencia Telegrafike Vox
PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: HEQJA E SANKSIONEVE MBI KARBURANTIN RUS PO FINANCON LUFTËN E RUSISË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Sulmet ruse vranë më shumë se 80 civilë ukrainas brenda dy ditësh. Për më tepër, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj hibride kundër Evropës, duke synuar si vendet anëtare të Bashkimit Evropian ashtu edhe aleatët e NATO-s. Heqja e sanksioneve mbi karburantin rus dizel i garanton Moskës më shumë të ardhura për të financuar luftën. Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë. Të hënën, ministrat e j
Agjencia Telegrafike Vox
UNICEF-i: I BËJMË THIRRJE FRANCËS TË NDALOJË DHUNËN DHE TË MBROJË TË MITURIT.
Paris, Francë | UNICEF-i i bëri thirrje Francës të ulë shkallën e dhunës dhe të mbrojë të miturit mes protestave të studentëve. Dega franceze e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët u bën thirrje autoriteteve franceze të respektojnë të drejtën e të rinjve për të protestuar në mënyrë paqësore. Adoleshentët kanë të drejtë të dëgjohen, të marrin pjesë në vendimet që i prekin dhe të demonstrojnë në mënyrë paqësore. Protestat lirisht dhe në mënyrë të sigurt janë një e drejtë
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JAM I ZEMËRUAR QË PARAARDHËSI IM VIZITOI PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) është thellësisht i zemëruar që ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder (Schroeder) festoi ditëlindjen e tij me presidentin Vladimir Putin në Moskë. “Putini është vetëm përgjegjës për luftën”- tha zëdhënësi Steffen Meier në një konferencë për shtyp në Berlin, duke përcjellë qëndrimin e kancelarit Merc (Merz). “Kancelari e konsideron të pamoralshme që Shrëder (Schroeder) të festojë një dit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E HOLANDËS | GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE: SANKSIONET AMERIKANE SULMOJNË SUNDIMIN E LIGJIT; GODITJE E RËNDË NDAJ PARIMIT SE ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN.
Hagë, Mbretëria e Holandës | “Sanksionet e ShBA-ës janë një sulm ndaj sundimit të ligjit dhe vetë themeleve të rendit ligjor ndërkombëtar, duke i dhënë një goditje të rëndë parimit themelor se askush nuk është mbi ligjin”. Kështu njoftoi Gjykata Ndërkombëtare Penale në një deklaratë, duke shtuar se historia do ta gjykojë këtë moment. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


