top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
PESË VENDE TË BASHKIMIT EVROPIAN PO SHQYRTOJNË NDËRTIMIN E NJË QENDRE RIATDHESIMI EMIGRANTËSH NË UGANDË ME KAPACITET 5 DERI NË 10 MIJË VETA.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Plani i promovuar nga Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka dhe Greqia për të dërguar migrantë të parregullt jashtë territorit të Bashkimit Evropian është duke u finalizuar aktualisht dhe Uganda do të presë qendrën e re të riatdhesimit në këmbim të kompensimit financiar”. Kështu raportoi enti mediatik grek “Kathimerini”. Konkretisht, shteti afrikan do të presë qendrën e parë për migrantët e parregullt nga Evropa në vitin 2027. Burime diploma
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRJA E MBROJTJES MARGARITA ROBLES DO TË KRYEJË VIZITË NË KEUTË.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles do të takohet sot me presidentin e Keutës (Ceuta), Juan Jesus Vivas dhe do të vizitojë trupat e Komandës së Operacioneve Tokësore të vendosura në qytetin autonom”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Efe”, duke shtuar se është anëtari i tretë i qeverisë që udhëton në Keutë këtë javë, pas vizitave të së hënës nga ministri i Politikës Territoriale Angel Viktor Torres dhe dje nga ministri i Jashtëm Jos
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA METTE FREDERIKSEN: JEMI GATI TË MBYLLIM KUFIJTË TANË NËSE FLUKSET E MIGRACIONIT RIFILLOJNË.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Danimarka është gati të shtrëngojë kontrollet kufitare dhe, si mjet i fundit, madje t'i mbyllë ato plotësisht në rast të një vale të re migrantësh nëpër Evropë”. Kështu tha kryeministrja Mette Frederiksen duke folur në Folketing, parlamentin danez, gjatë debatit urgjent mbi krizën e migracionit dhe situatën në Keutë (Ceuta). “Një politikë rigoroze e migracionit është thelbësore për Danimarkën dhe Evropën”, tha kryeministrja Frederiksen, d
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRI I JASHTËM HAKAN FIDAN: EGJIPTI MUND TË JETË VENDI I RADHËS QË DO T'I BASHKOHET “PAKTIT TË MEKËS”.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Ministri i Jashtëm Hakan Fidan tha se pret që Egjipti t'i bashkohet paktit të mbrojtjes të nënshkruar të premten midis Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Turqisë në fazën tjetër, duke shtuar se marrëveshja synon të shtrihet edhe tek partnerë të tjerë në Lindjen e Mesme. “Egjipti është tashmë partneri ynë natyror në të gjitha çështjet. Mendoj se në fazën tjetër, edhe Egjipti do të na bashkohet në aleancë”. Kështu tha ministri Fidan në një intervistë me a
Agjencia Telegrafike Vox
SERBI | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MIRËNJOHËS NDAJ SERBISË PËR MBËSHTETJEN; NUK DO TA NJOHIM KOSOVËN.
Beograd, Serbi | “Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, duke përfshirë, pa dyshim, Krimenë. Ky qëndrim i Serbisë nuk po ndryshon, madje as në OKB”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski nga Serbia. “Ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj”, tha ai, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me b
Agjencia Telegrafike Vox
BULLGARI | KRYEMINISTRI RUMEN RADEV: DRONI RUMUN SHPËRTHEU PRANË TUBACIONIT BULLGAR TË GAZIT.
Sofje, Bullgari | “Një dron nga Rumania shkaktoi një shpërthim pranë një tubacioni gazi në Bullgari”. Kështu denoncoi kryeministri bullgar Rumen Radev. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PËRSHËNDES SANKSIONET E REJA TË SHBA-ës KUNDËR RUSISË.
Kiev, Ukrainë | “Ne e vlerësojmë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, të të dyja palëve dhe të amerikanëve”. Kështu tha presidenti Volodimir Zelenski, duke shtuar se ishte jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Senatit të ShBA-ës dhe të gjithë atyre që mbështesin Ukrainën. “Miratimi i Aktit Lindsei Graham për Sanksionimin e Rusisë dhe Iranit sigurisht që ndihmon në rritjen e presionit mbi agresorin për t'i dhënë fund kësaj lufte të çmendur ruse kundër pavarësisë dhe popullit tonë. U
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | TRE TË VDEKUR NGA SULMET RUSE; MES TYRE NJË FËMIJË.
Kiev, Ukrainë | “Në distriktin Brovari të rajonit të Kievit, tre persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me dron rus”. Kështu njoftoi kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kievit, Timur Tkaçenko, i cituar nga enti mediatik “Ukrinform”. Raportet e medias tregojnë për dy valë sulmesh me raketa balistike ruse në kryeqytet; shpërthime u dëgjuan në qytet. Shpërthime u dëgjuan edhe në Dnieper. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Te
Agjencia Telegrafike Vox
SERBI | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI MBËRRITI NË BEOGRAD.
Beograd, Serbi | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se ai dhe ekipi i tij kanë mbërritur në Serbi për një mision. “Bisedime të rëndësishme janë planifikuar sot dhe nesër me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Gjuro Makut (Macut”, tha presidenti Zelenski. “Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, fusha të tjera që mund t'u sjellin dobi kombeve tona dhe çështje të si
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR PUNËT E JASHTME KAJA KALLAS: SANKSIONE TË REJA NDAJ 5 INDIVIDËVE RUSË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Çdo sulm i ri kundër Ukrainës është një arsye tjetër që Evropa të shtrëngojë kontrollin e saj ndaj Rusisë. Në përgjigje të serisë së fundit të sulmeve ajrore ruse, Bashkimi Evropian miratoi sot një listë të re sanksionesh që synojnë pesë individë të përfshirë në kompleksin ushtarako-industrial rus. Me ushtrinë e saj të bllokuar në fushën e betejës, Moska po e intensifikon më tej fushatën e saj të terrorit kundër civilëve. Bashkimi Evropian du
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZV.PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN ROKSANA MËNZATU (ROXANA MINZATU): 8 GUSHTI DO TË JETË DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË AKSIDENTEVE NË VENDET E PUNËS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Shtatëdhjetë vjet më parë, më 8 gusht 1956, 262 punëtorë të 12 kombësive të ndryshme, shumë prej të cilëve italianë, humbën jetën në një zjarr në minierën e qymyrit Bua dy Kazje (Bois du Cazier) në Marsinel (Marcinelle) të Belgjikës. Shumica e tyre kishin ardhur në Belgjikë në kërkim të punës dhe një të ardhmeje më të mirë. Ata nuk u kthyen kurrë në shtëpi. Kushdo që shkon në punë duhet të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë. Ky është angazhim
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | ZYRTARËT E INTELIGJENCËS: APELI PËR NJË SULM TË RI NË KEUTË MË 15 GUSHT ËSHTË I BESUESHËM.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Qendra Kombëtare e Inteligjencës e Spanjës (CNI) e konsideron plotësisht të besueshme fushatën e përhapur në rrjetet sociale që bën thirrje për një hyrje të re masive në Keutë (Ceuta) më 15 gusht”. Kështu raportoi enti mediatik “Sociedad Española de Radiodifusión” (Shoqëria Spanjolle e Radiodifuzionit), duke cituar burime të Inteligjencës. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që organizatorët të shtyjnë datën për të përfituar nga efekti i surprizës,
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


