SERBI | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI MBËRRITI NË BEOGRAD.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 15 hours ago
- 1 min read
Beograd, Serbi | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) se ai dhe ekipi i tij kanë mbërritur në Serbi për një mision.
“Bisedime të rëndësishme janë planifikuar sot dhe nesër me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Gjuro Makut (Macut”, tha presidenti Zelenski.
“Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, fusha të tjera që mund t'u sjellin dobi kombeve tona dhe çështje të sigurisë.
Ukraina është gjithmonë e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive, për përfitim të ndërsjellë dhe mbi bazën e respektit të ndërsjellë”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


