MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZV.PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN ROKSANA MËNZATU (ROXANA MINZATU): 8 GUSHTI DO TË JETË DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË AKSIDENTEVE NË VENDET E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 7
- 2 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Shtatëdhjetë vjet më parë, më 8 gusht 1956, 262 punëtorë të 12 kombësive të ndryshme, shumë prej të cilëve italianë, humbën jetën në një zjarr në minierën e qymyrit Bua dy Kazje (Bois du Cazier) në Marsinel (Marcinelle) të Belgjikës.
Shumica e tyre kishin ardhur në Belgjikë në kërkim të punës dhe një të ardhmeje më të mirë.
Ata nuk u kthyen kurrë në shtëpi. Kushdo që shkon në punë duhet të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë. Ky është angazhimi themelor që kemi ndaj punëtorëve.
Nuk ka ndryshuar që nga aksidenti në Marsinel, as përgjegjësia jonë për ta respektuar atë”.
Kështu tha zv.presidentja e Komisionit Evropian, Roksana Mënzatu (Roxana Minzatu), duke shpjeguar se, pas thirrjeve nga Parlamenti Evropian dhe disa shtete anëtare, ne kemi propozuar krijimin e një Dite Evropiane vjetore për Përkujtimin e Viktimave të Aksidenteve në Punë.
Do të përkujtohet çdo vit më 8 gusht.
Nuk do të jetë një ditë e dedikuar vetëm për të përkujtuar ata që humbën jetën në katastrofën e Marsinelit dhe aksidente të tjera tragjike në vendin e punës.
Do të kemi një mundësi vjetore për të ripërtërirë angazhimin e Evropës për parandalim dhe për të riafirmuar ambicien tonë për të eliminuar aksidentet dhe vdekjet në punë, në çdo sektor dhe në çdo Shtet Anëtar.
Pavarësisht progresit të bërë në uljen e vdekjeve në vendin e punës, çdo vit në Bashkimin Evropian më shumë se 3000 punëtorë humbasin jetën për shkak të aksidenteve në punë dhe vlerësohet se mbi 170 mijë vdesin nga sëmundjet profesionale.
Kushtet e sigurta dhe të shëndetshme të punës janë një përparësi kryesore.
Ato janë të sanksionuara në Traktatin për Bashkimin Evropian dhe në Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale dhe janë themelore për atë që duhet të arrijë një Evropë e drejtë, konkurruese dhe sociale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments