top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E SPANJËS | DEMONSTRATA MASIVE PËR TË DREJTAT E STREHIMIT; U BË THIRRJE PËR GREVË TË PËRGJITHSHME DHE MOSBINDJE CIVILE.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Pas pankartave të mëdha që shkruanin: “Grevë e përgjithshme tani!”, katër kolona protestuesish për të drejtat e strehimit u nisën nga Madridi në mesditë, duke marshuar nga veriu, jugu, lindja dhe perëndimi i kryeqytetit për t'u bashkuar në sheshin qendror Sheshi Sibeles (Plaza Cibeles). Ata protestuan kundër refuzimit nga parlamenti të dy dekreteve të emergjencës që trajtonin krizën e strehimit. “Spekulantët jashtë lagjeve tona” dhe “Kjo duhet të
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | KONGRESI HODHI POSHTË LIGJIN PËR STREHIM SOCIAL.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | Kongresi hodhi poshtë dekretin që trajtonte krizën e strehimit me 172 vota pro dhe 178 kundër nga Partia Popullore e krahut të djathtë dhe Voks (Vox), si dhe me votat vendimtare të shtatë deputetëve të partisë Hunts per Katalunja (Junts per Catalunya), me prirje katalane. Menjëherë pas votimit, jashtë parlamentit, në Karrera de San Heronimo (Carrera de San Geronimo), aktivistët e sindikatës së qiramarrësve dhe mijëra banorë kishin ngritur kampe n
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | KRYENGRITJA STUDENTORE E MAJTË VURI NË SHËNJESTËR MBI 560 SHKOLLA TË MESME.
Paris, Francë | Sipas të dhënave të botuara nga Ministria e Arsimit, 564 shkolla ishin cak i protestave ose ndërprerjeve të aktiviteteve sot, si pjesë e protestave studentore që përshkuan Francën. Sipas vlerësimeve nga rajonet Il dë Frans (Ile-de-France), Grand-Est dhe Overnjë Ron Alp (Auvergne-Rhône-Alpes), dëmet në ndërtesat shkollore kanë arritur tashmë në disa milionë euro. Vetëm në rajonin e Parisit, guvernatorja e Il dë Frans (Ile-de-France), Valeri Pekres (Valérie Pécr
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (CHARLS) III-të DO TË TRAJTOJË KOLONIALIZMIN DHE SKLLAVËRINË NË KARAIBE; PRITET MEA CULPA.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charls) III-të, i cili pritet në Karaibe nga 27 tetori deri më 4 nëntor për një tur delikat në vende të ndryshme të Komonuelthit, nuk ka ndërmend të shmangë çështjen e kolonializmit dhe tregtisë së skllevërve të lidhura me kujtimet më të errëta të Perandorisë Britanike të shpërbërë dhe fuqive të tjera evropiane. Kështu theksuan burime nga Pallati Bakingem (Buckingham), ndërsa u botuan detaje rreth vizitës delikate, gjatë së cilës mo
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON DO TË KRYESOJË NJË VIDEOKONFERENCË TË UDHËHEQËSVE TË G7-ës.
Paris, Francë | “Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron) do të kryesojë një videokonferencë të udhëheqësve të G7-ës sot në orën 14:30 mbi situatën botërore të energjisë”. Kështu u mësua nga një burim në Pallatin Elize. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | ORGANIZATA E KOMBEVE BASHKUARA PËR USHQIMIN DHE BUJQËSINË (FAO): ÇMIMET E USHQIMEVE U RRITËN ME 1.5% NË SHTATOR PËR SHKAK TË MOTIT DHE NDËRPRERJEVE TREGTARE.
Romë, Itali | “Çmimet botërore të mallrave ushqimore u rritën me 1.5% në shtator nga gushti, të nxitura nga shqetësimet për motin dhe ndërprerjet e transportit”. Kështu njoftoi Organizata e Kombeve Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), me seli në Romë, duke vënë në dukje se brenda një viti listat e çmimeve janë rritur me 5.8%. “Çrregullimet në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Zi, të kombinuara me tronditjet klimatike, po ushtrojnë presion mbi energjinë, transportin dhe
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRI I ARSIMIT EDUAR ZHEFRE (EDOUARD GEFFRAY): 65 ANËTARË TË STAFIT TË SHKOLLAVE U PLAGOSËN NGA STUDENTËT E MAJTË PROTESTUES; 40 JANË DREJTORË.
Paris, Francë | “Dyzet drejtorë shkollash u plagosën gjatë protestave studentore në Francë, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrim”. Kështu tha ministri i arsimit Eduar Zhefre (Edouard Geffray) në një intervistë me entin mediatik vendor “Bfmtv”. “Midis 65 punonjësve të arsimit publik të plagosur, 40 janë drejtorë. Që nga fillimi i javës, mbi njëqind shkolla kanë pësuar dëme serioze”, tha ai. Ai do të takohet sot në Paris me shoqatat e studentëve dhe prindërve për një ta
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | STUDENTËT ME BINDJE TË MAJTA PO U VENË FLAKËN SHKOLLAVE; NJË DREJTOR SHKOLLE U SPËRKAT ME BENZINË NË MARSEJË.
Paris, Francë | Shkolla në flakë, drejtorë të sulmuar dhe gati dy mijë veta të arrestuar gjatë protestave studentore që po e shkatërrojnë vendin. Shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, Franca është përsëri në qendër të kaosit dhe tensionit, mes zjarreve dhe shkatërrimeve në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme njoftoi në fund të ditës se 1949 persona u ndaluan sot nga policia dhe xhandarët. Ky numër i shtohet gati një mijë të arrestuarve të tjerë ditët e
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRIA E BRENDSHME: RRETH DY MIJË ARRESTIME GJATË PROTESTAVE STUDENTORE.
Paris, Francë | “1949 veta u arrestuan sot nga policia si pjesë e bllokadave dhe protestave studentore”. Kështu njoftoi Ministria e Brendshme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZËDHËNËSI I KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN KRISTIAN UIGAND (CHRISTIAN WIGAND): DËNOJMË RETORIKËN BËRTHAMORE TË PAPËRGJEGJSHME TË RUSISË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne përsërisim qëndrimin tonë ndaj luftës agresionale të Rusisë kundër Ukrainës. Lidhur me komunikimin drejtuar NATO-s, NATO është përgjigjur qartë dhe ne e mirëpresim këtë përgjigje. Natyrisht, ne e dënojmë retorikën bërthamore të papërgjegjshme të Rusisë. Ne nuk do të biem në kurthin rus dhe nuk do të përforcojmë taktikat e Moskës të bazuara në frikësim dhe përhapje frike”. Kështu tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Kristian Uig
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | KRYENGRITJA STUDENTORE U KARAKTERIZUA NGA 900 VEPRIMTARI PROTESTE NË TË GJITHË VENDIN.
Paris, Francë | “Numri i bllokadave ose incidenteve të lidhura me protestat studentore në Francë është rritur, duke shkuar në 900 veprimtari në të gjithë vendin”. Kështu raportoi enti mediatik “France Presse”, duke cituar burime të aparatit të sigurisë. Kryengritja tani është përhapur në të gjitha departamentet (provincat) franceze dhe, që nga dje, autoritetet kanë vënë re një intensifikim të situatës. “Një pikë kthese, me një ndryshim toni, më radikal dhe episode dhune urban
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): JEMI GATI T'U PËRGJIGJEMI SULMEVE HIBRIDE.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne po përgatitemi të përballemi me sulme të mëtejshme hibride, madje edhe serioze. Nëse do të ndodhnin, ne do të reagonim shpejt dhe me vendosmëri të madhe, njësoj si në Leipzig”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe me kryeministrin holandez Rob Jetten. Kancelari Merc (Merz) iu referua sulmit të tentuar me dron në aeroportin e Le
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


