FRANCË | MINISTRI I ARSIMIT EDUAR ZHEFRE (EDOUARD GEFFRAY): 65 ANËTARË TË STAFIT TË SHKOLLAVE U PLAGOSËN NGA STUDENTËT E MAJTË PROTESTUES; 40 JANË DREJTORË.

Paris, Francë | “Dyzet drejtorë shkollash u plagosën gjatë protestave studentore në Francë, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrim”.
Kështu tha ministri i arsimit Eduar Zhefre (Edouard Geffray) në një intervistë me entin mediatik vendor “Bfmtv”.
“Midis 65 punonjësve të arsimit publik të plagosur, 40 janë drejtorë.
Që nga fillimi i javës, mbi njëqind shkolla kanë pësuar dëme serioze”, tha ai.
Ai do të takohet sot në Paris me shoqatat e studentëve dhe prindërve për një takim pas demonstratave masive të studentëve të djeshëm, të cilat u përshkallëzuan në dhunë dhe shkatërrim në të gjithë Francën.
Ministri i drejtësisë, Gérald Darmanin, u ka kërkuar prokurorëve që t'i mbajnë prindërit përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave që bllokuan shkollat e mesme, me qëllim që t'i detyrojnë ata të paguajnë dëmshpërblime.
Ai e deklaroi këtë për entin mediatik “Rtl”.
Që nga fillimi i lëvizjes, afërsisht 2000 persona janë arrestuar - 90% e tyre të mitur - ndërsa një e treta e të arrestuarve u mbajtën për dhunë ndaj të tjerëve, specifikoi Gérald Darmanin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments