top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | STUDENTËT ME BINDJE TË MAJTA PO U VENË FLAKËN SHKOLLAVE; NJË DREJTOR SHKOLLE U SPËRKAT ME BENZINË NË MARSEJË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 minutes ago
2 min read

Paris, Francë | Shkolla në flakë, drejtorë të sulmuar dhe gati dy mijë veta të arrestuar gjatë protestave studentore që po e shkatërrojnë vendin.


Shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, Franca është përsëri në qendër të kaosit dhe tensionit, mes zjarreve dhe shkatërrimeve në të gjithë vendin.


Ministria e Brendshme njoftoi në fund të ditës se 1949 persona u ndaluan sot nga policia dhe xhandarët.


Ky numër i shtohet gati një mijë të arrestuarve të tjerë ditët e fundit.


Ministri i Arsimit Eduar Zhefre (Edouard Geffray) njoftoi se do të takohej me shoqatat studentore nesër me shpresën e qetësimit të situatës, ndërsa qeveria urdhëroi anulimin e të gjitha udhëtimeve të planifikuara, të paktën deri të hënën.


Ministri Zhefre (Geffray) denoncoi dhunën jashtëzakonisht serioze dhe bëri thirrje për mësim në distancë në rast të pushtimit të shkollave ose dëmtimeve serioze të ndërtesave, në mënyrë që mësimet të mund të vazhdonin me programet e tyre në siguri të plotë.


Sipas zyrës së kryeministrit Sebastje Lëkorny (Sébastien Lecornu), ekziston një vlerësim i përbashkët nga shërbimet e inteligjencës në lidhje me origjinën e lëvizjes.


Në fakt, do të ishte një komplot i orkestruar nga France Insoumise dhe aleatët e saj të ekstremit të majtë.


Kjo akuzë mbështetet edhe nga subjekti politik “Balli Kombëtar” i politikanes Manin Lë Pen (Marine Le Pen), e cila po kryeson sondazhet përpara garës presidenciale.


Aq shumë sa trashëgimtari i saj dhe presidenti i partisë së ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, po propozon që fatura e dëmit, në miliona euro, të ndahet midis familjeve të zjarrvënësve dhe partisë që nxit kaosin; “France Insoumise”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page