top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | DEMONSTRATA MASIVE PËR TË DREJTAT E STREHIMIT; U BË THIRRJE PËR GREVË TË PËRGJITHSHME DHE MOSBINDJE CIVILE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 days ago
2 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Pas pankartave të mëdha që shkruanin: “Grevë e përgjithshme tani!”, katër kolona protestuesish për të drejtat e strehimit u nisën nga Madridi në mesditë, duke marshuar nga veriu, jugu, lindja dhe perëndimi i kryeqytetit për t'u bashkuar në sheshin qendror Sheshi Sibeles (Plaza Cibeles).


Ata protestuan kundër refuzimit nga parlamenti të dy dekreteve të emergjencës që trajtonin krizën e strehimit.


“Spekulantët jashtë lagjeve tona” dhe “Kjo duhet të ndryshojë, strehimi tani”, ishin parrullat e brohoritura nga mijëra demonstrues që iu bashkuan demonstratave në një seksion të kryqëzuar të rrugëve të qytetit, duke filluar nga Stacioni Atoka (Atocha) në jug të qytetit, Sheshi i Spanjës (Plaza de Espana) dhe Spitali Princesha (La Princesa).


Marshime, të thirrura nga sindikatat e qiramarrësve në mbi 50 qytete spanjolle, u zhvilluan njëkohësisht nga veriu në jug të vendit.


“Ajo që mund të ndjesh në rrugë është një energji e re.


Një energji që ka demonstruar në tetë ditë se pushteti i popullit është i aftë të arrijë shumë më tepër sesa tetë vjet qeverisje progressive”.


Kështu tha zëdhënësja e “Sindicato de Inquilinas”, Valeria Raku (Racu).


“Ne e dimë shumë mirë se kush janë fajtorët; pushtuesit e vërtetë janë investitorët”, - tha ajo, duke iu referuar fondeve të përfshira në spekulimet me pasuri të paluajtshme, kundër të cilave qeveria kishte marrë masa në projektligjet e refuzuara më pas.


“Rruga është e qartë dhe është drejt një greve të përgjithshme”, - tha ajo më tej, duke siguruar se ata janë në kontakt me sindikatat në vend për të organizuar një grevë të përgjithshme, për të cilën, megjithatë, një datë nuk është caktuar ende.


Sipas prefekturës të paktën 70 mijë njerëz morën pjesë në demonstratën në Madrid, me katër marshime që u mblodhën në Sheshin Sibeles (Plaza Cibeles).


Sindikata e Qiramarrësve, e cila bëri thirrje për demonstratat e sotme në rreth pesëdhjetë qytete në të gjithë Mbretërinë e Spanjës, vlerëson se rreth gjysmë milioni njerëz dolën në rrugë në Madrid.


Duke folur në fund të demonstratës në Madrid, zëdhënësja e sindikatës Alisia (Alicia) del Rio bëri thirrje për një grevë të përgjithshme për strehimin dhe mosbindje civile si mjetin e vetëm të pushtetit popullor për të luftuar kundër ligjeve që mbrojnë pronarët e shtëpive dhe spekulantët.


“Nuk do të ketë kthim prapa, nuk do të biem në apati; kemi mësuar se së bashku mund t'i ndryshojmë gjërat”, - tha zëdhënësja e lëvizjes, duke shtuar se mobilizimi vazhdon dhe për këtë qëllim, e vetmja mundësi e mundshme është një grevë e përgjithshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page