top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETI KARL (CHARLS) III-të DO TË TRAJTOJË KOLONIALIZMIN DHE SKLLAVËRINË NË KARAIBE; PRITET MEA CULPA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
55 minutes ago
2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbreti Karl (Charls) III-të, i cili pritet në Karaibe nga 27 tetori deri më 4 nëntor për një tur delikat në vende të ndryshme të Komonuelthit, nuk ka ndërmend të shmangë çështjen e kolonializmit dhe tregtisë së skllevërve të lidhura me kujtimet më të errëta të Perandorisë Britanike të shpërbërë dhe fuqive të tjera evropiane.


Kështu theksuan burime nga Pallati Bakingem (Buckingham), ndërsa u botuan detaje rreth vizitës delikate, gjatë së cilës monarku do të ndalet në Gujanë (në Amerikën Latine), Bahamas dhe së fundmi në Antigua dhe Barbuda, ku do t'i bashkohet mbretëresha Kamilë (Camilla) dhe ku do të kryesojë një samit vjetor të krerëve të qeverive të Komonuelthit në fillim të nëntorit.


“Monarku, i cili mbush 78 vjeç në nëntor, është i vendosur të kujtojë gjithashtu ditët më të errëta të së kaluarës së vendit të tij dhe të monarkisë”.


Kështu thanë burimet e pallatit, duke vazhduar të theksojnë se debate të rëndësishme janë duke u zhvilluar mbi trashëgiminë koloniale dhe pasojat ndërgjeneracionale të trafikimit transatlantik të personave të skllavëruar.


Mediat po parashikojnë një lloj mea culpa në emër të paraardhësve të tij për përgjegjësitë e kaluara të Britanisë, pasi djali i madh i ish-mbretëreshës Elizabeta (Elizabeth) II-të, princi i Uellsit, e kishte trajtuar tashmë çështjen në vitin 2021, duke bërë pranime të pashembullta në Shtëpinë e Uindsor (Windsor).


Ai e përshkroi tregtinë e skllevërve si një mizori të destinuar të njollosë përgjithmonë historinë tonë.


Vendet e Komonuelthit të Karaibeve, disa prej të cilave po anojnë drejt mosnjohjes së monarkut britanik si kreu i shtetit, duke ndjekur shembullin e Barbadosit me transformimin e tij formal në republikë pesë vjet më parë, gjithashtu kanë kërkuar prej kohësh një kërkimfalje zyrtare nga shtetet evropiane që trashëguan fuqitë koloniale të së kaluarës, veçanërisht Mbretëria e Bashkuar.


Ata gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblime ekonomike potencialisht shumëmiliardë dollarëshe për të kompensuar pasojat historike të skllavërisë.


Qeveritë e Londrës deri më tani kanë refuzuar të ofrojnë as aluzionin më të vogël të negociatave konkrete në lidhje me këto dëmshpërblime.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page