top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
HONDURAS | ISH-PRESIDENTI JUAN ORLANDO HERNANDEZ NË GJYQ PENAL PËR 10 MILIONË $; NË SHBA-ës U DËNUA ME 45 VJET BURG PËR TRAFIQE DROGE.
Tegusigalpa, Honduras | Ish-presidenti Juan Orlando Hernandez, me moshë 57 vjeç, u paraqit në gjykatën e Tegusigalpas (Tegucigalpa) për t'u përballur me akuzat për mashtrim dhe pastrim parash. Gjyqi ka të bëjë me transferimin e dyshuar të paligjshëm prej gati 10 milionë eurosh në dy fondacione midis viteve 2010 dhe 2013, para që dyshohet se financuan fushatën e tij zgjedhore. Ai u paraqit vullnetarisht, duke marrë një pezullim të përkohshëm të urdhër-arrestit ndërkombëtar. “N
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI NË LARGIM GUSTAVO PETRO: JEMI PRANË LUFTËS CIVILE.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti në largim Gustavo Petro, është rikthyer në sulmin ndaj pasardhësit të tij, Abelardo de la Espriella, duke e quajtur atë president të zgjedhur të paligjshëm dhe duke pretenduar se me të në pushtet, vendi rrezikon luftë civile. “Ne përballemi me mashtrim dhe padyshim me një problem të thellë institucional, që përfshin instalimin e një presidenti të paligjshëm”, - tha presidenti Petro në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se ka prova, megjithë
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ ZVOGËLON MINISTRITË E TIJ NGA 14 NË 12; REDUKTIMI I TRETË I PUSHTETIT EKZEKUTIV NË 9 MUAJ.
La Paz, Bolivi | Gati nëntë muaj pasi mori detyrën, presidenti Rodrigo Paz ka vendosur të ristrukturojë dhe zvogëlojë përsëri pushtetin ekzekutiv, duke ulur numrin e ministrive nga 14 në 12. Ministria e Planifikimit të Zhvillimit do të pushojë së funksionuari në mënyrë të pavarur, ndërsa Ministria e Turizmit (e mbetur pa drejtues që nga dorëheqja e z. Sinthia Janez (Cinthya Yanez) më 8 korrik) do të transformohet në Agjencinë e re Kombëtare për Turizmin, Folklorin dhe Gastron
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MBI NJË MIJË EKSPERTË TË SË DREJTËS PO BËJNË THIRRJE QË PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” TË SHPALLET E JASHTËLIGJSHME.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Më shumë se 1 mijë ekspertë ligjorë në Gjermani po mbështesin një thirrje për të ndaluar partinë e ekstremit të djathtë AfD, përfshirë avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë”. Kështu njoftoi Shoqata Republikane e Avokatëve, e cila në mesin e muajit korrik i drejtoi një letër të hapur qeverisë federale gjermane dhe Bundestagut, e cituara nga sgjencia vendore e lajmeve “Dpa”. Fillimisht rreth 500 juristë thuhet se e kishin nënshkruar apelin.
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRI I BRENDSHËM FERNANDO GRANDE-MARLASKA: ITALIA DUHET TË REVOKOJË MENJËHERË KONTROLLET SHTESË; JANË TË PANEVOJSHME.
Bruksel, Mbretëria e Spanjës | “Kërkoj që këto kontrolle shtesë të hiqen menjëherë sepse ato qartësisht nuk korrespondojnë me atë që u njoh gjatë video-thirrjes së ministrave të Bashkimit Evropian, përkatësisht se zona Shengen nuk ka qenë kurrë në rrezik”. Kështu tha ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska, gjatë konferencës për shtyp pas video-thirrjes së ministrave të BE-së. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.c
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | NË BURSËN E JORKUT TË RI ÇMIMI I NAFTËS RA ME 3.21% DUKE SHKUAR NË 77.76 $ PËR FUÇI.
Uashington, Amerikë | Nafta vazhdon të bjerë në Bursën e Jorkut të Ri pas komenteve të sekretarit amerikan të Thesarit Skot (Scott) Bessent, mbi mundësinë e një marrëveshjeje ShBA-Iran midis sot dhe nesër në lidhje me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe lirinë e lundrimit që lidhet me të. WTI, indeksi referues i ShBA-ës, ra me 3.21% në 77.76 $. Brent, indeksi referues ndërkombëtar, humbi 2.44% në 81.73 $. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohi
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: MARRËVESHJE E MUNDSHME PËR RIHAPJEN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT SOT OSE NESËR.
Uashington, Amerikë | “Një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit me liri lundrimi mund të arrihet që sot ose nesër”. Kështu tha sekretari amerikan i Thesarit Skot (Scott) Bessent, i cituar nga enti mediatik “CNBC”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRI I BRENDSHËM FERNANDO GRANDE-MARLASKA: QË NGA FILLIMI I KRIZËS NË KEUTË 72 MIJË EMIGRANTË NA KANË HYRË ILEGALISHT; 70 MIJË I KËTHYEM NË MAROK.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Që nga fillimi i krizës në Keutë (Ceuta), 72 mijë emigrantë kanë hyrë ilegalisht. Nga këta, 70 mijë janë kthyer në Marok”. Kështu tha ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska në një konferencë për shtyp pas video-thirrjes midis ministrave të Bashkimit Evropian mbi migracionin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
BULLGARI | NJË GRUP NEONAZISTËSH U PËRPOQËN TË SULMONIN NJË HOTEL KU QËNDRONIN HEBRENJ ITALIANË.
Sofje, Bullgari | Britmat e sloganit nazist “Sieg Heil” ishin një përpjekje për të hyrë në një hotel ku po qëndronin hebrenj të rinj italianë, shumë prej të cilëve nga komuniteti roman. “Fëmijët tanë nuk janë të lirë të udhëtojnë në Evropë pa u ekspozuar ndaj dhunës dhe agresionit verbal nga antisemitët. Një video dokumenton provokimin e neveritshëm, përshëndetjet naziste dhe thirrjet ‘Sieg Heil’ të një grupi skinheds-ash të veshur me bluza të zeza me kafka dhe kocka të kryqë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | REBELËT HUTHI: GODITËM NJË AEROPORT SAUDIT.
Sanë, Jemen | Rebelët Huthi thanë se sulmuan një aeroport saudit. “Goditëm me sukses një objektiv të ndjeshëm që i përkiste armikut saudit në aeroportin e Najranit duke përdorur një dron” - tha zëdhënësi ushtarak Jahja Sari (Yahya Saree), duke shtuar se sulmi në aeroportin jugor ishte një përgjigje ndaj shkeljes së hapësirës ajrore nga armiku saudit. Sulmi nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani vjen ndërsa tensionet me Arabinë Saudite përshkallëzohen pasi Huthitë shpallë
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | SULMI ME DRON UKRAINAS VRAU 7 VETA DHE PLAGOSI RRETH 40 TË TJERË NË BREGDETIN E DETIT TË ZI PRANË “PALLATIT TË PUTINIT”.
Moskë, Federata Ruse | Sulmi me dron ushtarak ukrainas që vrau shtatë veta dhe plagosi rreth 40 të tjerë në plazhin Arkhipo-Osipovka në Gelendzhik, në bregdetin rus të Detit të Zi, ndodhi rreth 25 kilometra nga i ashtuquajturi “Pallati i Putinit”, një kompleks ndërtesash që shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 17 mijë metrash katrorë, të cilat figurat e opozitës denoncojnë se i përkasin kreut të shtetit. Presidenti Vladimir Putini gjithmonë e ka mohuar pronësinë e tij. Në datën
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH: NEGOCIATAT MIDIS LIBANIT DHE IZRAELIT SJELLIN TURP DHE POSHTËRIM.
Bejrut, Liban | “Negociatat midis Libanit dhe Izraelit sjellin turp dhe poshtërim”. Kështu tha organizata terroriste Hezbollah, duke akuzuar presidentin libanez Jozef Aun (Joseph Aoun) se po nxit përçarje me bisedimet me Izraelin. Një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Izraelit, Libanit dhe Shteteve të Bashkuara është planifikuar të fillojë sot në Romë për të zgjidhur konfliktin në Liban. Udhëheqësi Naim Kasem (Qassem), tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Libanit dhe
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


