top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | SULMI ME DRON UKRAINAS VRAU 7 VETA DHE PLAGOSI RRETH 40 TË TJERË NË BREGDETIN E DETIT TË ZI PRANË “PALLATIT TË PUTINIT”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 4
2 min read

Moskë, Federata Ruse | Sulmi me dron ushtarak ukrainas që vrau shtatë veta dhe plagosi rreth 40 të tjerë në plazhin Arkhipo-Osipovka në Gelendzhik, në bregdetin rus të Detit të Zi, ndodhi rreth 25 kilometra nga i ashtuquajturi “Pallati i Putinit”, një kompleks ndërtesash që shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 17 mijë metrash katrorë, të cilat figurat e opozitës denoncojnë se i përkasin kreut të shtetit.


Presidenti Vladimir Putini gjithmonë e ka mohuar pronësinë e tij.


Në datën 19 janar të vitit 2021, Fondacioni Kundër Korrupsionit, i themeluar nga udhëheqësi i opozitës Aleksei Navalni (Alexei Navalny), botoi në platformën shoqërore virtuale “YouTube” dokumentarin investigativ “Një Pallat për Putinin; Historia e Ryshfetit më të Madh”, duke pretenduar se kompleksi i ndërtesave të vendosura në Kepin Idokopas, me vlerë afërsisht një miliard euro (me kursin e këmbimit të sotëm), ishte financuar pjesërisht nga figura të afërta me presidentin Vladimir Putini, përfshirë drejtorët e kompanive shtetërore Rosneft dhe Transneft, Igor Seçin (Sechin) dhe Nikolai Tokarev.


Dokumentari botoi ato që u denoncuan të ishin plane arkitekturore, së bashku me disa fotografi të brendshme.


Disa ditë më vonë, presidenti rus mohoi publikisht se ai ose anëtarët e familjes së tij zotëronin pronën, duke deklaruar se dokumentari nuk kishte paraqitur prova pronësie.


Më vonë, biznesmeni Arkadi Rotenberg (i Stroigazmontazh-it, kontraktori për Urën e Krimesë) doli përpara, duke pretenduar në një intervistë me gazetën online Mash se kishte blerë një pronë në Kepin Idokopas disa vite më parë për ta shndërruar atë në një rezidencë luksoze.


Një hetim nga gazeta Sobesednik më pas hodhi dyshime mbi këtë version, duke identifikuar biznesmenin Juri Kovalçuk (Yuri Kovalchuk), aksionarin më të madh të “Bank Rossiya” dhe që e konsideronte bankierin personal të presidentit Vladimir Putin, si personin që kontrollonte ndërtesën Gelendzhik përmes kompanisë Binom, e cila zotëron ligjërisht rezidencën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page