RUMANI | MINISTRIA E MBROJTJES: PESË OBJEKTIVA AJRORE U ZBULUAN PRANË KUFIRIT ME UKRAINËN; DY AEROPLANË “F-16” U NGRITËN NË FLUTURIM.

Bukuresht, Rumani | “Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore Rumune u ngritën ... pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë Izmail-it, Ukrainë, pranë kufirit rumun në lumin Danub”.
Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes.
Pas zbulimit të objekteve, autoritetet lëshuan një paralajmërim për popullsinë e Qarkut verior të Tulkeas.
Dy avionë F-16 u ngritën nga Baza e 86-të Ajrore në Borkea për të monitoruar situatën.
Radari tokësor më pas zbuloi një objektiv ajror afërsisht dy kilometra në jug të Pardinës, duke ndjekur lëvizjet e tij për afërsisht dhjetë minuta para se të nisej drejt Ukrainës.
Menjëherë pas kësaj, u raportuan shpërthime në territorin ukrainas.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi më pas heqjen e alarmit ajror në Qarkun verior të Tulkeas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments