IRAN | USHTRIA: KALIMI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT MBETET NËN KONTROLLIN TONË; ANIJET NUK DO TË KALOJNË PA LEJEN TONË.

Teheran, Iran | “Njoftohet se Ngushtica e Hormuzit, si në të kaluarën, është nën menaxhimin dhe kontrollin e plotë të Republikës Islamike të Iranit dhe asnjë anije tregtare apo cisternë nafte nuk do të jetë në gjendje të kalojë në mënyrë të sigurt nëpër këtë ngushticë pa lejen dhe mbikëqyrjen e forcave të fuqishme të armatosura iraniane”.
Kështu tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të Ushtrisë Iraniane, Ebrahim Zolfaghari, siç raportohet nga agjencia vendore e lajmeve “Isna”.
“Pretendimet e rreme nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me kalimin normal të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, një shenjë e dëshpërimit dhe pafuqisë së ushtrisë së atij vendi, nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra dhe gënjeshtra”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments