top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN VIZITOI PËR HERË TË PARË ISHUJT KURIL; JAPONIA DENONCOI SE U PUSHTUAN NGA ISH-BASHKIMI SOVJETIK PAS DORËZIMIT TË SAJ MË 15 GUSHT 1945.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin ka vizituar për herë të parë ishullin Iturup në arkipelagun e kontestuar të Ishujve Kuril, duke tërhequr vëmendjen te arkipelagu i Lindjes së Largët që është në qendër të një mosmarrëveshjeje me Japoninë.


Presidenti Putin vizitoi personalisht Ishujt Kuril për herë të parë, ku inspektoi anijen kryesore të Flotës Ruse të Paqësorit”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tass”.


Arkipelagu pranë Hokkaidos pretendohet nga Japonia.


Japonia pohon se Territoret Veriore, të përbëra nga Etorofu, Kunashiri, Shikotan-i dhe arkipelagu Habomai, u pushtuan në mënyrë të paligjshme nga Bashkimi Sovjetik menjëherë pas dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 15 gusht 1945.


Rusia (e cila i quan ato Ishujt Kuril Jugorë) pohon se pushtimi ishte legjitim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page