REPUBLIKA QENDRORE AFRIKANE | TË PAKTËN 100 TË VDEKUR NGA SHEMBJA E NJË MINIERE ARI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Buar (Bouar), Republika Qendrore Afrikane | “Të paktën 100 persona kanë vdekur në një rrëshqitje toke në një minierë të paligjshme ari në Republikën Qendrore Afrikane perëndimore, pranë kufirit me Kamerunin”.
Kështu raportoi agjencia franceze e lajmeve “Afp”, duke cituar burime vendore.
Tragjedia ndodhi dje rreth orës 14:00 sipas orës vendore (17:00 GMT) në minierën artizanale të arit të Zamboies (Zamboyé), rreth 50 kilometra nga qyteti Babua (Baboua) i Afrikës Qendrore.
Operacionet e kërkimit janë ende duke vazhduar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments