top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI PO VLERËSON GODITJEN E OBJEKTIVAVE USHTARAKE AMERIKANE NË EVROPË NË RAST TË NJË PËRSHKALLËZIMI ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 minutes ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Irani ka shqyrtuar sulmin ndaj objektivave ushtarake amerikane në Evropën Jugore dhe Juglindore nëse Presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë konfliktin”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times” (Kohërat Financiare), duke cituar dy subjekte të afërt me regjimin e Teheranit.


Sipas burimeve të gazetës, forcat iraniane kanë shqyrtuar sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë.


Qiproja thuhet se është marrë në konsideratë gjithashtu, pasi një bazë britanike në ishull u godit nga një dron në mars.


Burimet i thanë entit mediatik në fjalë se Teherani ka shqyrtuar veçmas mundësinë e sulmit ndaj kabllove nënujore me fibra optike në Ngushticën e Hormuzit në rast të një përshkallëzimi të ri.


Sipas tij, udhëheqësit iranianë thuhet se po shqyrtojnë zgjerimin e fushëveprimit të hakmarrjes së mundshme përtej objektivave ushtarake, energjetike dhe infrastrukturore amerikane në Lindjen e Mesme.


Garda Revolucionare dhe komandantë të tjerë ushtarakë thuhet se paralajmëruan se një konflikt i ri në shkallë të gjerë mund të përfshijë objektiva më të largëta.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page