top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | OPERACION ANTIKORRUPSION KUNDËR NJË GRUPI TË LIDHUR ME DEPUTETËT DHE STAFIN E PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka njoftuar një operacion kundër një organizate kriminale që thuhet se drejtohet nga një deputet në detyrë dhe një ish-deputet dhe që përfshin zyrtarë të lartë në zyrën e presidentit Volodimir Zelenski”.


Kështu raportoi enti meditik vendor “Kyiv Independent”, duke shtuar se NABU-ja është e angazhuar në një operacion special për të ekspozuar një organizatë kriminale dhe se detaje të mëtejshme do të dalin në pah më vonë.


Në muajin dhjetor, NABU-ja ngriti padi ndaj pesë deputetëve nga fraksioni Shërbëtor i Popullit i presidentit Zelenski, duke i akuzuar ata për marrje ryshfeti në këmbim të votave parlamentare.


Sipas një burimi të zbatimit të ligjit të njohur me hetimin që foli me entin mediatik vendor “Kyiv Independent”, operacioni përfshinte kontrolle në shtëpitë e zv.kryetares së Zyrës Presidenciale të Ukrainës Irina (Iryna) Mudra dhe deputetit Vadim (Vadym) Stolar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page