top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
UKRAINË | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JEMI TË VENDOSUR T'JU JAPIM NDIHMËN USHTARAKE QË JU NEVOJITET; RUSIA KA DËSHTUAR.
Kiev, Ukrainë | “Për 30 vjet, Rusia është përpjekur t'i japë fund pavarësisë suaj, por ka dështuar. Veprimet e saj vetëm sa e kanë forcuar atë. Ju jeni një demokraci e gjallë me një të ardhme të ndritur përpara. Mbretëria e Bashkuar e mbajti flakën e lirisë gjallë në shekullin e 20-të dhe ju e keni bërë këtë në shekullin e 21-të”. Kështu tha kryeministri britanik Endi Bërnem (Andy Burnham), duke folur nga Sheshi i Shën Sofisë (Hagia Sophia) nën duartrokitjet e publikut. “Jam
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): LUFTA E KIEVIT ËSHTË EDHE E JONA; BASHKIMI EVROPIAN JEP MBËSHTETJE TË PAKUSHTËZUAR.
Kiev, Ukrainë | “Sapo mbërrita në Kiev me rastin e 35-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Jam krenar që jam këtu në një ditë kaq të rëndësishme, për të nënvizuar mbështetjen e pakushtëzuar të BE-së. Ukraina është një komb i lirë dhe i guximshëm. Lufta e saj është edhe lufta jonë”. Kështu tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacion
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: DITA “D” E EKONOMISË SË IRANIT ËSHTË AFËR; KUSHDO QË MBAN ANËN E TEHERANIT ËSHTË I PËRJASHTUAR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Tani kemi arritur në fazën vendimtare. Jemi në Ditën-D ekonomike, ofensivën më të madhe financiare të nisur ndonjëherë kundër një kundërshtari, Iranit”. Kështut tha sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skot (Scott) Bessent, për entin mediatik britanik “Financial Times”. “Vendet që besojnë se paqësimi është një mundësi më e sigurt duhet ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre”, - tha sekretari Bessent, duke shtuar se për ata që zgjedhin ta lidhin fatin e t
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | 50 MIJË NJERËZ DOLËN NË RRUGË NË PROTESTËN PËR KLIMËN.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Këtë pasdite, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në Stokholm për të kërkuar veprime më të forta politike mbi çështjet mjedisore. Procesioni u nis pak pas orës 13:00 dhe eci nëpër rrugët e kryeqytetit qendror të Suedisë, me pjesëmarrës të të gjitha moshave, nga të porsalindurit deri te të moshuarit. “Pjesëmarrësit u vlerësuan në 50 mijë”, sipas “Naturskyddsföreningen”, shoqatës së mbrojtjes së mjedisit dhe një nga organizatoret, e cituar nga agj
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: ARMIQTË TANË DONIN QË IRANI TË SHEMBEJ POR NE NUK DO TË DORËZOHEMI KURRË.
Teheran, Iran | “Qëllimi i armikut ishte rënia e Iranit, por kjo nuk ndodhi. Ata mbyllin rrugët, negociojnë me qeveritë myslimane në mënyrë që të mos bëjnë asnjë marrëveshje me Iranin për ta detyruar atë të dorëzohet, por ne nuk do të dorëzohemi kurrë”. Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian në një fjalim gjatë Javës së Qeverisë, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”. “E kuptoj që kemi shumë probleme në shoqëri tani, por qeveria po përpiqet të ulë inflacion
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE MOHSEN REZAEI: NGUSHTICA E HORMUZIT ËSHTË E MBYLLUR; NUK DO TË RIHAPET DERISA SHBA-ës TË NDRYSHOJNË QËNDRIM.
Teheran, Iran | “Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe nuk do të rihapet derisa ShBA-ës të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe të respektojnë angazhimet e tyre”. Kështu tha sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”. “Ata së pari duhet të ndërmarrin veprime konkrete”, - tha ai, duke iu referuar ShBA-ës. Më shumë se 40 cisterna nafte kaluan nëpër kanalin e kontrolluar nga ShBA-ës gjatë natës. Nga z
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE MOHSEN REZAEI: VENDET QË ZBATOJNË SANKSIONET E SHBA-ës DO TË KONSIDEROHEN ARMIQ.
Teheran, Iran | “Irani thotë se e konsideron çdo vend që merr pjesë në luftën ekonomike të Uashingtonit një armik. Çdo vend që merr pjesë në vendosjen e kufizimeve ekonomike kundër Iranit konsiderohet armik”. Kështu tha sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit Mohsen Rezaei. “Ne u deklarojmë të gjitha vendeve përreth nesh dhe të gjitha vendeve në botë: mos u bashkohuni me luftën ekonomike të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara”, - tha sekretari Rezaei në tel
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): ERDOGANI U KAP NË FLAGRANCË ME DORËN NË NJË KAVANOZ BISKOTASH NË SIRI.
Jeruzalem, Izrael | “Erdogani u kap me dorën në kavanozin e biskotave (në Siri) dhe u detyrua të tërhiqej. Përpjekja e figurave të opozitës dhe disa pjesëve të medias për ta paraqitur operacionin në Siri si të ngarkuar politikisht rrjedh nga një kombinim i injorancës, mungesës së të kuptuarit të interesave të sigurisë së Izraelit dhe një dëshire të vazhdueshme për të sulmuar qeverinë. Kjo meriton dënim të fortë. Përgjigja nga i dërguari amerikan Bërek (Barrack) është plot me
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | KRYEMINISTRI MARK KARNI (CARNEY): NUK JEMI TË PËRGATITUR TË BËJMË KOMPROMIS ME SOVRANITETIN E KANADASË.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Nuk mund ta pranojmë atë që na është ofruar. Ata kërkuan shumë nga ne dhe ofruan shumë pak”. Kështu tha kryeministri Mark Karni (Carney) gjatë një konference për shtyp pas dështimit të negociatave tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ne nuk jemi të përgatitur të bëjmë kompromis me sovranitetin e Kanadasë”, - tha kryeministri Karni (Carney), duke vënë në dukje se nënshkrimi i marrëveshjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës n
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: HAKMARRJE PËR SULMET UKRAINASE NDAJ DEPOVE TË TREGTISË ELEKTRONIKE.
Moskë, Federata Ruse | “Forcat ruse së shpejti do të nisin sulme hakmarrëse kundër logjistikës ukrainase”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin në një intervistë me agjencinë vendore të lajmeve “Vesti”. “Doni të prishni logjistikën tonë? Epo, atëherë masat hakmarrëse nuk do të vonojnë shumë”, - tha presidenti Putin në intervistë, pasi Kievi sulmoi depot e kompanive ruse të tregtisë elektronike “Wildberries” dhe “Ozon”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DUHET TA ZGJEROJMË SISTEMIN TONË TË MBROJTJES AJRORE.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia duhet të zgjerojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore dhe të përmirësojë koordinimin midis agjencive të sigurisë dhe atyre civile”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “RIA Novosti”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: KEMI DËM EKONOMIK NGA SULMET UKRAINASE.
Moskë, Federata Ruse | “Sulmet e Kievit shkaktuan dëme dhe humbje ekonomike, por Ukraina nuk nxori asnjë përfitim nga këto bastisje dhe veprimet e armikut nuk patën asnjë efekt në situatën në front”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


