top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: E RESPEKTOJMË ZGJEDHJEN E POPULLIT ISLANDEZ QË NUK DËSHIRON TË HYJË NË BASHKIMIN EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Komisioni Evropian e vëren rezultatin e referendumit islandez dhe respekton zgjedhjen e popullit islandez. Islanda mbetet një partnere e ngushtë e Bashkimit Evropian”. Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke komentuar rezultatet e referendumit për rifillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacion
Agjencia Telegrafike Vox
ISLANDË | POPULLI VOTOI NË REFERENDUM; 52.8% KUNDËR RILLIFIMIT TË NEGOCIATAVE ME BASHKIMIN EVROPIAN; 47.2% PRO.
Reikjavik, Islandë | Në referendumin për rifillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, vota “Jo” fitoi me 52.8%; vota “Po” ishte 47.2%. Kjo është ajo që doli nga rezultatet përfundimtare. Vota “Jo” mbizotëroi në katër nga gjashtë zonat zgjedhore për të cilat janë të disponueshme rezultatet përfundimtare. Vota “Po” mbizotëroi në dy zonat zgjedhore në kryeqytetin Reikjavik. Pjesëmarrja ishte e lartë; 225031 votues (82.5%). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | RUSIA NDËRMORI SULME TË PANDËRPRERA ME DRONË KUNDËR KIEVIT; E TRETA NATË RADHAZI.
Kiev Ukrainë | “Rusia vazhdoi sulmet e saj pothuajse të pandërprera me dronë kundër Kievit natën e 29-30 gushtit, për natën e tretë radhazi”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Kyiv Independent”. Autoritetet në kryeqytet lëshuan paralajmërime të përsëritura për sulme ajrore, ndërsa u raportuan zjarre në disa pjesë të qytetit. Kryebashkiaku Vitali Kliçko (Klitschko) njoftoi se sulmi shkaktoi zjarr midis katit të dytë dhe të pestë të një ndërtese 12-katëshe. “Që nga ora 6 e
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: SHBA-ës DHE IZRAELI JANË ARMIQ TË BETUAR TË UNITETIT ISLAMIK DHE TË GJITHË UMMETIT ISLAMIK.
Teheran, Iran | “Sundimtarët kriminelë të Shteteve të Bashkuara dhe regjimi i rremë sionist janë armiqtë e betuar të unitetit islamik dhe të gjithë Ummetit Islamik, përfshirë popujt e Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut”. Kështu tha udhëheqësi suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei. “Prandaj, njihni armiqtë tuaj të vërtetë dhe kundërshtoni planin e këtyre njerëzve me mendje të liga dhe armiqve të Islamit, i cili është të ekzagjerojnë dallimet brenda Ummetit Islamik
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DREJTORI I AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) XHON RATKLLIF (JOHN RATCLIFFE) PROPOZOI SAMIT AMERIKANO-RUSO-UKRAINAS.
Uashington, Amerikë | “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), propozoi një takim trepalësh midis presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump), Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të kësaj jave”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar dy burime të tij. “Vizita e drejtorit Ratkllif (Ratcliffe), kishte për qëllim gjithashtu t
Agjencia Telegrafike Vox
ISLANDË | QYTETARËT DUKET SE I THANË JO HAPJES SË NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN.
Reikjavik, Islandë | “Pas një votimi emocionues po, kundrejt jo-së në referendum, islandezët duket se janë të gatshëm të thonë jo kur u pyetën nëse do të rihapin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Visir”, sipas të cilit numërimi i votave në katër zonat zgjedhore mbetet për t'u përfunduar, por sondazhet tregojnë një prirje më të madhe për jo sesa për po. Dhe vota jo është tashmë përpara me mbi 400 vota. Pro-evropianët, kampi
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: SHPJEGONI LUFTËN NË UKRAINË DUKE PËRDORUR ZINXHIRIN USHQIMOR.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin ka sugjeruar përdorimin e metaforës së zinxhirëve ushqimorë në Polin e Veriut dhe zakoneve të balenave vrasëse për t'u shpjeguar shkollave pse Moska ndërmori operacionin ushtarak në Ukrainë”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “RIA Novosti”, duke shtuar se presidenti Putin shprehu vlerësimet e tij gjatë një vizite në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Moskës, ku u takua me mësuesit përpara Ditës së Diturisë. Një nga
Agjencia Telegrafike Vox
NIGER | REGJIMI RIMORI NJË BAZË USHTARAKE ME NDIHMËN E RUSISË.
Niamei, Niger | Regjimi ushtarak i Nigerit, me ndihmën e partnerit të tij rus, ka rimarrë një bazë të madhe ushtarake në kryeqytetin Niamei (Niamey), e cila ishte pushtuar nga rebelët. Garda presidenciale ka rimarrë kontrollin e bazës ajrore me ndihmën ruse. “Ka disa të vdekur midis rebelëve”, tha një burim diplomatik në Niamei. Garda Presidenciale e Nigerit kishte zmbrapsur kryengritës nga forcat e armatosura të cilët ishin përpjekur të hynin në pallatin presidencial. Të sht
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELIGJIKËS | MINISTRIA E JASHTME: QËNDRIMI YNË MBI PËRDORIMIN E ASETEVE RUSE MBETET I PANDRYSHUAR.
Bruksel, Mbretëria e Beligjikës | Qeveria pohoi se asetet ruse duhet të mbeten të ngrira derisa Rusia të ndërpresë luftën e saj agresionale kundër Ukrainës dhe të kompensojë Ukrainën për dëmet e shkaktuara. Çështja e përdorimit të tyre është krejtësisht e ndryshme. “Në këtë pikë, qëndrimi belg është i njohur dhe konsistent. Ai nuk ka ndryshuar që nga viti i kaluar”, - tha një zëdhënës i ministrit të Jashtëm, Maksim Prevo (Maxime Prévot), duke specifikuar se rreziqet që lidhen
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | TË PAKTËN 27 TË VRARË NGA SULMET RUSE PRANË KIEVIT.
Kiev, Ukrainë | “Të paktën 27 persona u vranë pasi një dron rus goditi një depo pranë Kievit duke shkaktuar një zjarr të madh dhe shpërthime. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve aktualisht është 27. Dhe ky vlerësim mund të mos jetë përfundimtar”. Kështu tha guvernatori i rajonit të Kievit, Timur Tkaçenko (Tymur Tkachenko). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | KËSHILLTARI PRESIDENCIAL JURI (YURI) USHAKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) MË 31 GUSHT.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) më 31 gusht në Bishkek të Kirgistanit, përpara një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO)”. Kështu tha këshilltari presidencial rus, Juri (Yuri) Ushakov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KRYETARI I REZERVËS FEDERALE KEVIN UORSH (WARSH): INFLACIONI ËSHTË I LARTË DHE SHQETËSUES.
Uashington, Amerikë | Kryetari i Rezervës Federale, Kevin Uorsh (Warsh), e quajti nivelin e lartë të inflacionit në ShBA-ës si shqetësues. Duke hapur takimin e bankierëve qendrorë në Xhekson Houll (Jackson Hole), në Uajoming (Wyoming), kryetari Uorsh (Warsh) tha se sa i përket mandatit tonë për të arritur stabilitetin e çmimeve, të dhënat janë më shqetësuese. Më pas, bazuar në tekstin e fjalimit të tij, ai shtoi se do të ishte e vështirë t’i quanim kushtet aktuale financiare
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


