UKRAINË | RUSIA NDËRMORI SULME TË PANDËRPRERA ME DRONË KUNDËR KIEVIT; E TRETA NATË RADHAZI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev Ukrainë | “Rusia vazhdoi sulmet e saj pothuajse të pandërprera me dronë kundër Kievit natën e 29-30 gushtit, për natën e tretë radhazi”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Kyiv Independent”.
Autoritetet në kryeqytet lëshuan paralajmërime të përsëritura për sulme ajrore, ndërsa u raportuan zjarre në disa pjesë të qytetit.
Kryebashkiaku Vitali Kliçko (Klitschko) njoftoi se sulmi shkaktoi zjarr midis katit të dytë dhe të pestë të një ndërtese 12-katëshe.
“Që nga ora 6 e mëngjesit, ekipet e shpëtimit ende po luftonin zjarret në kryeqytet, ndërsa të gjitha zjarret e shkaktuara nga sulmet e ditës së mëparshme ishin shuar”, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments