top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: SHPJEGONI LUFTËN NË UKRAINË DUKE PËRDORUR ZINXHIRIN USHQIMOR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 30
1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin ka sugjeruar përdorimin e metaforës së zinxhirëve ushqimorë në Polin e Veriut dhe zakoneve të balenave vrasëse për t'u shpjeguar shkollave pse Moska ndërmori operacionin ushtarak në Ukrainë”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “RIA Novosti”, duke shtuar se presidenti Putin shprehu vlerësimet e tij gjatë një vizite në Universitetin Shtetëror Pedagogjik të Moskës, ku u takua me mësuesit përpara Ditës së Diturisë.


Një nga mësuesit foli për udhëtimin e tij në Polin e Veriut dhe presidenti e pyeti nëse kishte parë arinj polarë.


Në përgjigje, mësuesi raportoi se kishte parë dy arinj të mëdhenj.


Presidenti Putin tha se, imagjinoni, ka balena vrasëse që i hanë këta arinj si peshq të vegjël.


Ato sulmojnë në tufa dhe bum, i shqyejnë copa-copa. Po, ky është zinxhiri ushqimor. Dhe ne duhet t'ua shpjegojmë këtë edhe fëmijëve, në mënyrë që ata të kuptojnë botën në të cilën jetojmë dhe pse po kryejmë një operacion të posaçëm ushtarak (dmth, pushtimin e Ukrainës).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page