SHBA-ës | DREJTORI I AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) XHON RATKLLIF (JOHN RATCLIFFE) PROPOZOI SAMIT AMERIKANO-RUSO-UKRAINAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), propozoi një takim trepalësh midis presidentëve Danlld Tramp (Donald Trump), Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të kësaj jave”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar dy burime të tij.
“Vizita e drejtorit Ratkllif (Ratcliffe), kishte për qëllim gjithashtu të përcaktonte nëse zyrtarët e inteligjencës ruse mund të ndihmonin në bindjen e Putinit për të rifilluar negociatat me Ukrainën nën ndërmjetësimin e ShBA-ës”, - u tha nga burimet.
Zyrtarët amerikanë e informuan presidentin Zelenski mbi bisedimet e drejtorit Ratkllif (Ratcliffe) në Moskë dhe propozimin për një samit trepalësh.
Administrata Tramp (Trump) e kishte ngritur më parë këtë mundësi dhe presidenti ukrainas kishte shprehur mbështetje, por presidenti Putin e hodhi poshtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments