IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: SHBA-ës DHE IZRAELI JANË ARMIQ TË BETUAR TË UNITETIT ISLAMIK DHE TË GJITHË UMMETIT ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Sundimtarët kriminelë të Shteteve të Bashkuara dhe regjimi i rremë sionist janë armiqtë e betuar të unitetit islamik dhe të gjithë Ummetit Islamik, përfshirë popujt e Azisë Perëndimore dhe Afrikës së Veriut”.
Kështu tha udhëheqësi suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei.
“Prandaj, njihni armiqtë tuaj të vërtetë dhe kundërshtoni planin e këtyre njerëzve me mendje të liga dhe armiqve të Islamit, i cili është të ekzagjerojnë dallimet brenda Ummetit Islamik me qëllim dobësimin dhe dominimin e tij”, tha ai, duke iu drejtuar vendeve islamike.
“Tiranët e botës, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kriminale, kanë hequr maskat mashtruese nga fytyra e neveritshme e qëllimeve të tyre koloniale dhe planeve të tyre arrogante dhe hegjemonike, dhe kanë hequr dorezat e tyre prej kadifeje, duke i ekspozuar kthetrat e tyre të përgjakshme të të gjithë botës.
Tani është thelbësore që vendet islamike të forcojnë unitetin dhe sinergjinë për të mbrojtur njëra-tjetrën nga ligësia.
Ata duhet t’i zgjidhin problemet e tyre nëpërmjet unitetit të qëllimit, miqësisë dhe bashkëpunimit në rrugën e së mirës”, tha ai, në një mesazh që shënon Javën e Unitetit Islamik në Iran.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments