NIGER | REGJIMI RIMORI NJË BAZË USHTARAKE ME NDIHMËN E RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Niamei, Niger | Regjimi ushtarak i Nigerit, me ndihmën e partnerit të tij rus, ka rimarrë një bazë të madhe ushtarake në kryeqytetin Niamei (Niamey), e cila ishte pushtuar nga rebelët.
Garda presidenciale ka rimarrë kontrollin e bazës ajrore me ndihmën ruse.
“Ka disa të vdekur midis rebelëve”, tha një burim diplomatik në Niamei.
Garda Presidenciale e Nigerit kishte zmbrapsur kryengritës nga forcat e armatosura të cilët ishin përpjekur të hynin në pallatin presidencial.
Të shtëna të rënda me armë zjarri u dëgjuan në disa lagje të kryeqytetit të Nigerit, veçanërisht në qendër të qytetit pranë presidencës, por edhe në zonën e aeroportit.
Televizioni kombëtar u ndërpre për pak më shumë se një orë përpara se të kthehej rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës vendore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments