top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PRESIDENTI I KONFERENCËS SË PESHKOPËVE GJERMANË IMZOT HAJNER VILMER (HEINER WILMER): NUK KA VEND NË KISHË PËR IDEOLOGJINË E AfD-së.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Zgjedhjet në Saksoni-Anhalt kanë treguar, pa dyshim, se si një parti radikale u legjitimua në mënyrë demokratike nga vullneti i votuesve dhe fitoi shumicën. Në fillim mbeta pa fjalë kur u përballa me këtë rezultat zgjedhor. Por unë jam i vendosur të vazhdoj punën time. Është demonstruar se partia AfD është etno-nacionaliste. Nuk ka vend për këtë ideologji të bazuar në nacionalizmin etnik, as brenda dhe as jashtë shtëpisë së Zotit, as
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E NORVEGJISË | KRYEMINISTRI JONAS GAHR STOR (STØRE): AEROPLANI I PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI POTHUAJ U GODIT NGA NJË DRON GJATË NGRITJES NGA MOLDAVIA.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Aeroplani i presidentit Volodimir Zelenski pothuajse u godit nga një dron teksa po bëhej gati të ngrihej nga Moldavia. Ky është realiteti që ai po jeton”. Kështu tha kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stor (Støre) për entin mediatik publik vendor “Nrk”. Presidenti Zelenski udhëtoi për në Oslo së bashku me udhëheqës të tjerë botërorë për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të Mbretit Harald V-të të Norvegjisë, i cili u zhvillua dje. Nga z. Erto
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SHPËRTHIM PRANË ISHULLIT KHARG; SHPËRTHIM NË QYTETIN PORT TË JASKUT PRANË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Një shpërthim u ndie pranë ishullit Kharg”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. “Një shpërthim në qytetin port të Jask-ut u ndie pranë Ngushticës së Hormuzit”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Fars”, e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME MARIA ZAKHAROVA: PËRGJIGJA NDAJ DËBIMIT TË DIPLOMATËVE NGA BUDAPESTI DO TË JETË E ASHPËR DHE E DHIMBSHME.
Moskë, Federata Ruse | “Përgjigja ndaj lobit rusofobik në Budapest do të jetë e ashpër dhe e dhimbshme”. Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”, duke komentuar dëbimin e 10 diplomatëve rusë nga Hungaria. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | NË TRIESTE DO TË MBAHET NJË FORUM PËRSHPEJTIMI PËR INTEGRIMIN E BALLKANIT NË BASHKIMIN EVROPIAN.
Romë, Itali | Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor si një zgjedhje strategjike për të ardhmen e Evropës. Kjo është premisa pas forumit vjetor të Observatorit të Evropës Juglindore, i planifikuar për 14 dhe 15 shtator në Trieste, ku pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, i cili do të takohet me homologët e tij shqiptar dhe malazez, z. Ferit Hoxha dhe z. Ervin Ibrahimoviç, më 15 shtator. Takimi do të moderohet nga ambasadori Luixhi (L
Agjencia Telegrafike Vox
EGJIPT | SAMITI EGJIPTIANO-GREKO-QIPRIOT RIAFIRMOI BOSHTIN “MESDHEU JUGOR-BE”.
Kairo, Egjipt | Presidentët e Egjiptit dhe Qipros, Adel Fattah Al Sisi, Nikos Kristodhulidhis (Christodoulidis) dhe kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), u takuan sot në El Alamein, në bregdetin verior të Egjiptit, duke riafirmuar vlerat e Mekanizmit Trepalësh të krijuar në vitin 2014 dhe Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik midis Egjiptit dhe Bashkimit Evropian të nënshkruar në vitin 2024, me një angazhim për paqe dhe mbështetje të ndërsjellë në fu
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) DHE PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): FUNERALI I RATKO MLLADIÇIT BIE NDESH ME RRUGËN E SERBISË DREJT BE-së.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Pamjet e funeralit të Ratko Mladiçit, të mbajtur dje në Beograd, ishin tronditëse. Ratko Mladiçi ishte një kriminel lufte i dënuar. Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës dhe krime të tjera. Provat e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në funeral janë thellësisht për të ardhur keq. Ato demonstrojnë
Agjencia Telegrafike Vox
HUNGARI | MINISTRJA E JASHTME ANITA ORBAN: DËBIM PËR 10 DIPLOMATË RUSË TË PËRFSHIRË NË AKTIVITETE TË PAPRANUESHME.
Budapest, Hungari | “Hungaria ka dëbuar dhjetë diplomatë rusë për përfshirje në aktivitete të papranueshme sipas ligjit ndërkombëtar”. Kështu njoftoi ministrja e Jashtme hungareze, Anita Orban, në një postim në rrjetin social virtual Iks (X). “Me udhëzimin tim, zyrtari përkatës i ministrisë së Punëve të Jashtme informoi ambasadorin rus në Hungari të martën se, sipas vlerësimit të autoriteteve hungareze, 10 anëtarë të misionit rus ishin përfshirë në aktivitete në Hungari që ja
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DISBURSIMI I ARDHSHËM PREJ 3.2 MILIARDË $ DO T'I LEJOJË UKRAINËS TË PËRMIRËSOJË AFTËSITË E SAJ MBROJTËSE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përshëndes marrëveshjen e arritur nga shtetet anëtare për përjashtimin e dhënë Ukrainës për blerjen e produkteve thelbësore për sistemet e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’. Disbursimi i ardhshëm prej 3.2 miliardë eurosh do t'i mundësojë Ukrainës të mbrojë më mirë qiellin e saj nga sulmet pa dallim ruse”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) kur njofto
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | SEKRETARI I JASHTËM ED MILIBAND: SANKSIONE TREGTARE NDAJ KOLONËVE IZRAELITË SË BASHKU ME 11 VENDE TË TJERA.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Mbretëria e Bashkuar ka zyrtarizuar vendimin e saj për të sanksionuar tregtinë me vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Kështu tha sekretari i Jashtëm Ed Miliband në Dhomën e Komunave, duke shënuar një pikë kthese për qeverinë puniste (laburiste) të udhëhequr nga kryeministri i ri Endi Bërnem (Andy Burnham) krahasuar me atë të mëparshmen të udhëhequr nga ish-kryeminsitri Keër Star
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: MBYLLIM KONSULLATËN E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË JERUZALEMIN LINDOR; DËBIM TË DISA PËRFAQËSUESVE DHE ZYRTARËVE BRITANIKË.
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar njoftoi mbylljen e konsullatës britanike në Jeruzalem; dëbimin e përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar nga qendra e koordinimit të Bordit të Paqes në Kiriat (Kiryat) Gat dhe ekipi mbështetës britanik në Ramallah, i cili trajnon forcat e Autoritetit Palestinez; ndalimin e hyrjes për 12 zyrtarë të Londrës zyrtare aktivë në bojkotimin dhe delegjitimizimin e Izraelit, në përgjigje të sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mbi p
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: NUK DO TË BËJMË ATË QË BËRI MBRETËRIA E BASHKUAR DUKE VENDOSUR SANKSIONEVE NDAJ KOLONËVE.
Uashington, Amerikë | “Padyshim, ne nuk do të bëjmë atë që bëri Mbretëria e Bashkuar”. Kështu tha sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio para se të nisej për në Amerikën Latine, duke pranuar se ka tensione në Bregun Perëndimor, por përjashton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë. “Nuk duam të shohim asgjë që destabilizon situatën në Bregun Perëndimor tani, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në rajon”, - tha ai. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


