top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EGJIPT | SAMITI EGJIPTIANO-GREKO-QIPRIOT RIAFIRMOI BOSHTIN “MESDHEU JUGOR-BE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 41 minutes ago
  • 2 min read

Kairo, Egjipt | Presidentët e Egjiptit dhe Qipros, Adel Fattah Al Sisi, Nikos Kristodhulidhis (Christodoulidis) dhe kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), u takuan sot në El Alamein, në bregdetin verior të Egjiptit, duke riafirmuar vlerat e Mekanizmit Trepalësh të krijuar në vitin 2014 dhe Partneritetit Gjithëpërfshirës Strategjik midis Egjiptit dhe Bashkimit Evropian të nënshkruar në vitin 2024, me një angazhim për paqe dhe mbështetje të ndërsjellë në furnizimin me energji dhe menaxhimin e krizave, nga tensionet gjeopolitike te migrimi.


Një sekretariat i përhershëm për Mekanizmin e Bashkëpunimit Trepalësh do të hapet në Nikozi, ku do të mbahet Samiti i ardhshëm Trepalësh.


U nënshkrua një angazhim për konsultime dhe koordinim të vazhdueshëm midis tre vendeve dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe krizat me anë të mjeteve politike dhe diplomatike.


Duke pasur parasysh këtë, u diskutua çështja e Qipros, për të cilën u shpreh mbështetje për përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara, sepse arritja e një zgjidhjeje do të kontribuonte ndjeshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.


U arrit një marrëveshje për çështjen palestineze, me shpresën e një paqeje të qëndrueshme të mbështetur nga zgjidhja me dy shtete dhe një fund të pushtimit dhe sulmeve të Izraelit, përfshirë edhe në Liban.


U kërkua uniteti kombëtar në Libi dhe tërheqja e të gjitha forcave dhe mercenarëve të huaj.


Lidhur me sigurinë energjetike, marrëveshja ishte të avancohej Projekti i Ndërlidhjes Egjipt-Greqi (GREGY) dhe lidhja e fushave të gazit qipriot me infrastrukturën dhe objektet egjiptiane.


U arrit gjithashtu një marrëveshje për sigurinë e ujit, duke bërë thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar në pellgun e Nilit, përfshirë edhe në lidhje me digën etiopiane.


U forcua bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe i investimeve, për t'u transformuar në mundësi konkrete ekonomike për popujt tanë.


Në këtë kontekst, u pohua edhe qëllimi për të bashkëpunuar në fushat e imigracionit, punës dhe sigurisë, duke inkurajuar transferimin e punëtorëve të kualifikuar egjiptianë në dy vendet evropiane.


Tre udhëheqësit më pas kryesuan përurimin e Ekspozitës Ndërkombëtare Hapësinore El Alamein, e cila përfshinte një seksion të madh kushtuar Mbrojtjes, duke riafirmuar angazhimin e tyre për sigurinë e rajonit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page