top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NËSE PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI DËSHIRON TË TAKOHET ME PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN LE TË VIJË NË MOSKË.
Moskë, Federata Ruse | “Nëse Volodimir Zelenski dëshiron vërtet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, ai është i lirë të udhëtojë për në Moskë dhe ftesa që i është bërë më parë mbetet e vlefshme”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, pasi presidenti Zelenski propozoi një takim me presidentin Putin në samitin e G20-ës, në Maiemi (Miami) në muajin dhjetor. “Nëse ai vërtet dëshiron të takohet me presidentin Putin, ai mund të vijë në Moskë, siç e kish
Agjencia Telegrafike Vox
INDI | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: TAKIMI MES PRESIDENTËVE VLADIMIR PUTIN DHE VOLODIMIR ZELENSKI ËSHTË I PAMUNDUR NË G20-të.
Dehli i Ri, Indi | “Një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në samitin e G20-ës në Maiemi (Miami) është i pamundur”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, në Delhin e Ri, duke hedhur poshtë propozimin e udhëheqësit ukrainas dhe duke përsëritur qëndrimin e Moskës se çdo takim i tillë mund të zhvillohet vetëm në kryeqytetin rus. “Ne jemi të gatshëm ta takojmë atë në Moskë”, - tha ai, kur u pyet nëse Kremlini
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | ZËDHËNËSI I KRYEMINISTRIT ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): IRLANDA E BASHKUAR? NUK KA MBËSHTETJE PUBLIKE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Qëndrimi i kryeministrit Endi Bërnem (Andy Burnham) mbi bashkimin e Irlandës mbetet i pandryshuar”. Kështu tha një zëdhënës i zyrës së tij pas deklaratave të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili tha se do të donte shumë të shihte një Irlandë të bashkuar, i cituar nga enti mediatik vendor “The Guardian”. “Nuk shoh një mbështetje publike nga shumica për një referendum tjetër, dhe derisa kjo të ndryshojë, nuk do të ketë një të tillë”. K
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI DO TË UDHËTOJË PËR NË LONDËR ME FTESË TË UNIVERSITETIT TË OKSFORDIT MES KRIZËS SË ISHUJVE FOLLKLLEND (FALKLAND).
Buenos Aires, Argjentinë | Presidenti Javier Milei, do të udhëtojë për në Londër muajin e ardhshëm, mes tensioneve me Mbretërinë e Bashkuar të shkaktuara nga komentet e tij mbi Ishujt Follkllend (Falkland). Kohët e fundit ai riafirmoi sovranitetin e Buenos Airesit mbi arkipelagun dhe njoftoi sanksione kundër kompanive të naftës që operojnë në zonë. Burime zyrtare u thanë enteve mediatike se udhëheqësi ultra-liberal ka marrë një ftesë për të folur në Universitetin e Oksfordit
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO I SHKEL NJË E NGA NJË PARIMET E MARKSIZËM-LENINIZMIT; TASHMË TOKA SHTETËRORE DO T’U JEPET SUBJEKTEVE PRIVATË.
Havanë, Kubë | Partia Komuniste në pushtet ka miratuar një ligj të ri për bujqësinë dhe pylltarinë që rregullon pronësinë, posedimin, trashëgiminë dhe përdorimin e tokës, duke zgjeruar mundësinë e dhënies së uzufruktit të tokave shtetërore të papërdorura individëve dhe personave juridikë, përfshirë të huajt, si dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Ligji 185, i botuar në Fletoren Zyrtare, njeh gjithashtu bujqësinë e vogël dhe të mesme si pjesë të sistemeve ushqimore
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | QEVERIA PO RIHAP FARMACITË PRIVATE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË ILAÇEVE; AKTIVITETI ISHTE I NDALUAR QË NGA VITI 1959.
Havanë, Kubë | Mes një mungese të madhe ilaçesh, Kuba po përpunon aplikime nga 36 biznese të vogla dhe të mesme që kërkojnë të ofrojnë shërbime farmaceutike private, një aktivitet që, që nga revolucioni i vitit 1959, kishte qenë ekskluzivitet i sistemit publik të shëndetit. Kuba (e cila tashmë krenohej me një traditë farmaceutike shekullore, me institucione historike si farmacitë Sarra, Johnson dhe Taquechel në Havana dhe farmacia Triolet në provincën fqinje Matanzas) tani po
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NUK DO TË JEMI MË KOLONI APO NEOKOLONI.
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) deklaroi se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë më koloni apo neokoloni, pasi presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) botoi një hartë që e përshkruan ishullin kubanez si pjesë të territorit të SHBA-së. “Kuba, e vetëdijshme për atë që do të thotë të kesh qenë koloni dhe neokoloni e dy perandorive, e di mirë se nuk do të bëhet kurrë më një, nën asnjë perandori”, - tha presidenti Diaz-Kanel (Canel) në rrjetin shoqëror vi
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SUEDISË | KRYEMINISTRI ULF KRISTERSSON PRITET TË BËJË KOALICION QEVERISËS ME PARTINË NACIONALISTE TË DJATHTË “DEMOKRATËT E SUEDISË”.
Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Sipas sondazheve të fundit, kryeministri Ulf Kristersson ka gjithnjë e më shumë arsye për të qenë optimist për fitimin e një mandati të dytë si udhëheqës i Suedisë. Gjatë javës së fundit, hendeku me qendrën e majtë është ngushtuar ndjeshëm, duke i bërë ato në mënyrë efektive kokë më kokë në parashikime. Nëse arrin të sigurojë shumicën, koalicioni i qendrës së djathtë për herë të parë do të përfshijë edhe partinë nacionaliste të krahut të djatht
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | ÇMIMI I NAFTËS RA NË BURSAT E EVROPËS; FRANKFURTIT; LONDRËS; PARISIT.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Tregjet evropiane të aksioneve u mbyllën me rritje, të nxitura nga rënia e çmimeve të naftës pas parashikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për një rënie të ofertës dhe kërkesës për shkak të luftës në Iran. Në Bursën e Frankfurtit çmimi i aksioneve u rrit me 0.82%. Në Bursën e Parisit çmimi i aksioneve u rrit me 0.78%. Në Bursën e Londrës çmimi i aksioneve u rrit me 0.39%. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Tele
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E NORVEGJISË | PRINCESHA ASTRID VDIQ NË MOSHËN 94-VJEÇARE.
Oslo, Mbretëria e Norvegjisë | “Princesha Astrid e Norvegjisë vdiq sot në moshën 94 vjeçe”. Kështu njoftoi shtëpia mbretërore norvegjeze. Motra e madhe e Mbretit Harald V-të, ajo kishte marrë pjesë në funeralin shtetëror të vëllait të saj, i cili vdiq në fund të muajit gusht, në një karrocë me rrota pardje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
INDI | PRESIDENTI MASUD (MASSOUD) PEZESHKIAN: PRESIONI MBI IRANIN ËSHTË NË NJË FAZË KRITIKE DHE TË RREZIKSHME.
Dehli i Ri, Indi | Presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, duke folur në një forum të BRICS-it në Delhin e Ri, tha se presioni i ShBA-ës mbi Iranin ka arritur në një fazë kritike dhe të rrezikshme. “Irani ka qenë nën sanksione të rënda vitet e fundit. Këto presione kanë arritur në një fazë kritike dhe të rrezikshme muajt e fundit, pas agresionit ushtarak të ShBA-ës dhe Izraelit kundër Iranit”, tha presidenti Pezeshkian. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ADMIRALI BRED KUPËR (BRAD COOPER) UDHËTOI PËR NË ARABINË SAUDITE PËR TAKIME URGJENTE.
Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për përshkallëzimin e shpejtë të konfliktit në Jemen dhe po rrisin mbështetjen e tyre për Arabinë Saudite, ndërkohë që kërkojnë të shmangin përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake”. Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Admirali Bred Kupër (Brad Cooper), komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CentCom)
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


