top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HUNGARI | MINISTRJA E JASHTME ANITA ORBAN: DËBIM PËR 10 DIPLOMATË RUSË TË PËRFSHIRË NË AKTIVITETE TË PAPRANUESHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 60 minutes ago
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Hungaria ka dëbuar dhjetë diplomatë rusë për përfshirje në aktivitete të papranueshme sipas ligjit ndërkombëtar”.


Kështu njoftoi ministrja e Jashtme hungareze, Anita Orban, në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).


Me udhëzimin tim, zyrtari përkatës i ministrisë së Punëve të Jashtme informoi ambasadorin rus në Hungari të martën se, sipas vlerësimit të autoriteteve hungareze, 10 anëtarë të misionit rus ishin përfshirë në aktivitete në Hungari që janë të papranueshme për diplomatët sipas Konventës së Vjenës”.


Kështu shkroi ministrja Orban, duke specifikuar se individët në fjalë ishin ftuar të largoheshin nga Hungaria.


Ky vendim mbron sigurinë dhe sovranitetin e Hungarisë. Ai nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Hungaria synon të vazhdojë dialogun e nevojshëm, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe pajtueshmëri me rregullat”, - shtoi ajo më tej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page