PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) DHE PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): FUNERALI I RATKO MLLADIÇIT BIE NDESH ME RRUGËN E SERBISË DREJT BE-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 46 minutes ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Pamjet e funeralit të Ratko Mladiçit, të mbajtur dje në Beograd, ishin tronditëse.
Ratko Mladiçi ishte një kriminel lufte i dënuar.
Ai ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ai vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës dhe krime të tjera.
Provat e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në funeral janë thellësisht për të ardhur keq.
Ato demonstrojnë pamundësinë për të trajtuar një kapitull të errët në historinë e kohëve të fundit të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat është themeluar rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Mendimet tona janë me të gjitha viktimat e krimeve të kryera në vendet e ish-Jugosllavisë”.
Kështu shkruan në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta (Costa).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments