PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): ATA DUAN TA SHPËRBËJNË BASHKIMIN EVROPIAN; LE TË LUFTOJMË PËR EVROPËN TONË.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Zgjedhja jonë është e qartë.
A duam një Evropë të fortë dhe të pavarur që mbron vlerat e saj në botë?
Apo lejojmë që demokracitë tona të minohen nga përfaqësuesit dhe kukullat e autoritarëve?
Qofshin ultranacionalistë apo anti-evropianë, qoftë ndërhyrje ruse apo dezinformim, emrat mund të jenë të ndryshëm, por qëllimi i tyre është i njëjtë.
Ata i përçmojnë vlerat tona dhe duan të shkatërrojnë unitetin tonë evropian.
Pra, le të mos kundërshtojmë vetëm të gjitha këto, por të luftojmë së bashku për vizionin tonë për Evropën”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Fjalimin për Gjendjen e Bashkimit (Unionit).
“Ne të gjithë i dimë kërcënimet me të cilat përballemi.
Ndërsa hamendësimet dhe marrëdhëniet e vjetra janë dobësuar, tani e gjejmë veten përballë një bote hapur armiqësore.
Një luftë territoriale agresioni po zhvillohet në kontinentin tonë; të tjera kanë shpërthyer afër.
Një luftë për kapacitet industrial po formëson konkurrencën globale.
Dhe një betejë rrëfimtarish po përpiqet të minojë besimin në Evropë, të paralizojë demokracitë tona.
Por shqetësimet e njerëzve nuk lidhen vetëm me këto kërcënime të mëdha globale.
Efektet e krizave të shumta po ndihen nga shumë familje evropiane, jo vetëm në koston e jetesës ose të strehimit.
Këto shqetësime konkrete po shfrytëzohen për të krijuar përçarje midis nesh.
Ndonjëherë nga jashtë dhe shumë shpesh nga brenda. Por rruga jonë është e qartë: të ndërtojmë një Evropë të pavarur që ka fuqinë për të vepruar.
Asgjë nuk mund të na shkëpusë nga ky qëllim.
Sepse në këtë botë, fati i Evropës duhet të mbetet në duart e evropianëve”.
Kështu tha më tej presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments