JEMEN | REBELËT HUTHI: ME NDIHMËN DHE HIRIN E ALLAHUT ARRITËM TË RRËZONIN NJË AEROPLAN LUFTARAK SAUDIT “F-15”.

Sanë, Jemen | Rebelët Huthi të mbështetur nga Irani morën përgjegjësinë këtë mëngjes për rrëzimin e një avioni luftarak saudit F-15 mbi provincën Marib.
Kjo u njoftua në një deklaratë nga zëdhënësi ushtarak Jahja Sari (Yahya Saree), të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Zyrtari pohon se avionë të tjerë luftarakë sauditë u detyruan të tërhiqeshin ndërsa kryenin fluturime zbulimi për të kërkuar rrënojat e avionit të rrëzuar. F15 thuhet se u godit nga një raketë tokë-ajër e prodhuar në vend.
“Këtë javë forca ajrore saudite kreu më shumë se 450 sulme ajrore me avionë F-15 dhe Typhoon që u ngritën nga bazat Khamis Mushait dhe Ta'if, duke goditur provincat e Taiz, Lahij, Al-Jawf, Hajjah, Marib, Sa'dah dhe Al-Baida, duke shkaktuar martirë dhe plagosje civile.
Forcat e Armatosura të Jemenit, me ndihmën dhe hirin e Allahut arritën të rrëzonin një aeroplan luftarak saudit F-15 ndërsa po kryente akte armiqësore në mbështetje të mobilizimeve të tij ushtarake në qiellin mbi provincën Marib, dhe e bënë këtë me një raketë tokë-ajër të prodhuar në vend.
Në një kontekst të lidhur, Forcat e Armatosura të Jemenit kryen një kundëroperacion kundër dy avionëve luftarakë sauditë F-15 dhe Typhoon në qiellin mbi provincën Marib, duke përdorur raketa të prodhuara në vend.
Ata po kërkonin rrënojat e avionit të rrëzuar dhe u detyruan të tërhiqeshin.
Forcat e Armatosura të Jemenit do të vazhdojnë të mbrojnë qiellin e vendit tonë dhe sovranitetin e tij nga çdo agresion ose shkelje me të gjitha mjetet në dispozicion, dhe qielli i Jemenit nuk do të shkelet”, - u tha në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments