top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


IRANI PO SHKUNDET NGA SHPËRTHIMET NËPËR QYTETE TË NDRYSHME | GJER MË TASH 1 I VDEKUR + 14 TË PLAGOSUR.
Teheran, Iran | Mediat shtetërore iraniane raportuan për një shpërthim në një ndërtesë në një port të Gjirit. Shkaku është ende i panjohur. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në qytetin iranian Bandar Abbas, në bregdetin e Gjirit. Televizioni shtetëror raportoi se shpërthimi ndodhi në një ndërtesë tetëkatëshe, duke shkatërruar dy kate, disa automjete dhe dyqane në zonën e Bulevardit Moallem të qytetit. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit nxituan në vendngjarje për të ofruar nd
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SHBA-ës KANË KËRKUAR VAZHDIMISHT NEGOCIATA ME NE PËRMES NDËRMJETËSVE TË NDRYSHËM.
Teheran, Iran | “ ShBA-ës kanë kërkuar vazhdimisht negociata me ne përmes ndërmjetësve të ndryshëm. Republika Islamike e Iranit i ka mohuar këto kërkesa amerikane. Irani nuk do të negociojë mes kërcënimeve për luftë ”. Kështu tha Ministri i Jashtëm i regjimit islamik të Iranit, Abbas Aragçi (Araghchi). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE ALI LARIJANI: USHTRITË EVROPIANE KONSIDEROHEN TERRORISTE.
Teheran, Iran | “ Bashkimi Evropian me siguri e di se, sipas rezolutës së Asamblesë Konsultative Islamike, ushtritë e vendeve të përfshira në rezolutën e fundit të Bashkimit Evropian kundër Trupave të Gardës Revolucionare Islamike konsiderohen terroriste ”. Kështu tha Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X). “ Prandaj, pasojat do të bien mbi vendet evropiane që kanë ndërmarr
Agjencia Telegrafike Vox


SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES: LYPET DIALOG ME IRANIN; PËR TË SHMANGUR NJË KRIZË ME PASOJA KATASTROFIKE.
Jorku i Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për dialog me Iranin, veçanërisht për programin bërthamor të Teheranit, duke paralajmëruar për një krizë me pasoja shkatërruese për rajonin. “Ne e dënojmë fuqimisht represionin e tmerrshëm që ndodhi në Iran”, tha Sekretari Guterres, gjatë një konference për shtyp nga selia e OKB-së në Jorkun e Ri. “Po i ndjekim me shqetësim diskutimet që po zhvillohen dhe besojmë se është e rëndësishme
Agjencia Telegrafike Vox


MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME E SHTETIT TË IZRAELIT: GAZA DUHET TË ÇMILITARIZOHET; AUTORITETI PALESTINEZ DUHET TË DERADIKALIZOHET.
Jeruzalem, Izarel | “ Pamja (imazhi) sipër është një shembull i vërtetë nga librat shkollorë të Autoritetit Palestinez; mësimdhënia e matematikës duke numëruar vdekjet. Ushqyerja e mendjeve të fëmijëve palestinezë me helm. Gaza duhet të çmilitarizohet. Autoriteti Palestinez duhet të deradikalizohet ”. Kështu thuhet në një shënim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit në rrjetin social virtual Facebook. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike V
Agjencia Telegrafike Vox


VIETNAM | MES BRUKSELIT DHE HANOIT U NËNSHKRUA MARRËVESHJE PËR PARTNERITET STRATEGJIK GJITHËPËRFSHIRËS.
Hanoi, Vietnam | “ Bashkimi Evropian dhe Vietnami njoftuan sot përmirësimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe në një Partneritet Strategjik Gjithëpërfshirës, duke shënuar një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Brukselit dhe Hanoit pas më shumë se 35 vitesh bashkëpunimi ”. Njoftimi u bë me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), në Hanoi, ku ai u takua me udhëheqësit kryesorë vietnamezë. “ Ky nivel i ri partneriteti kap plotësi
Agjencia Telegrafike Vox


IRAN | KOMANDANTI I USHTRISË AMIR HATAMI: NË REGJIMENTE SHTUAM 1000 DRONË TË RINJ; DO TË PËRGJIGJEMI ME FORCË DËRRMUESE NDAJ ARMIKUT.
Teheran, Iran | “ Ushtria iraniane njoftoi se kishte shtuar 1000 dronë në regjimentet e saj luftarake. Komandanti i Ushtrisë premtoi një përgjigje dërrmuese ndaj çdo sulmi ”. Kështu raportoi televizioni shtetëror - pasi Shtetet e Bashkuara vendosën një forcë sulmuese në ujërat rajonale. “ Në përputhje me kërcënimet me të cilat përballemi, duke ruajtur dhe rritur avantazhet strategjike për luftime të shpejta dhe një përgjigje dërrmuese ndaj çdo pushtimi … Është gjithmonë në ax
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) PRITI KRYEMINISTRIN BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER) NË SALLËN E MADHE TË POPULLIT NË PEKIN.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping) priti kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer), i cili, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Kështu raportuan entet mediatike shtetërore për ceremoninë tradicionale të mirëseardhjes, me një roje nderi në horizont, që i parapriu takimit dypalësh, i cili, do të pasohet nga një drekë. Kryeministri Starmër (Starmer) është zyrtari i parë i Dauning Stritit (
Agjencia Telegrafike Vox


AMBASADORI I REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA FU KONG (CONG): JEMI KUNDËR ÇDO AVENTURIZMI USHTARAK NË IRAN.
Jorku i Ri, Amerikë | Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Fu Cong, e paralajmëroi Këshillin e Sigurimit kundër çdo aventurizmi ushtarak në Iran, pasi Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), deklaroi se koha po mbaron (para një sulmi të mundshëm ushtarak). “ Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera relevante do të ndërmarrin masa të mëtejshme për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për
Agjencia Telegrafike Vox


UNICEF-i SHPËRNDAU STILOLAPSA DHE FLETORE NË GAZË PËR HERË TË PARË PAS DY VITESH E GJYSMË LUFTË.
Gazë | Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ( UNICEF ) tha se ka arritur (për herë të parë në dy vjet e gjysmë) të dërgojë në Gazë paketa shkollore me materiale edukative, pasi ato ishin bllokuar më parë nga autoritetet izraelite gjatë luftës me Hamasin. “ Mijëra sete, duke përfshirë lapsa, fletore dhe blloqe druri për të luajtur, kanë hyrë tani në enklavë ”, tha UNICEF -i. “ Në ditët e fundit, kemi marrë mijëra komplete rekreative dhe qindra komplete shkollore prej ka
Agjencia Telegrafike Vox


KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: IZRAELI DO TË RUAJË KONTROLLIN E SIGURISË NGA LUMI JORDAN DERI NË DET; NUK DO TË KETË SHTET PALESTINEZ NË GAZË.
Jeruzalem, Izrael | “ Izraeli do të ushtrojë kontroll sigurie nga lumi Jordan deri në det, dhe kjo vlen edhe për Rripin e Gazës ”. Kështu tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. “ Kam dëgjuar se do të lejoj krijimin e një shteti palestinez në Gazë, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë … Mendoj se të gjithë e dini se personi që ka bllokuar vazhdimisht krijimin e një shteti palestinez jam unë ”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne t
Agjencia Telegrafike Vox


DIKTATORI I KORESË SË VERIUT KIM JONG-UN: DO TË ZBULOJ FAZËN E RE TË PLANIT TË PARANDALIMIT BËRTHAMOR NË KONGRESIN E ARDHSHËM TË PARTISË SË PUNËTORËVE.
Phenian, Kore e Veriut | “ Koreja e Veriut do të zbulojë fazën tjetër të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un e bëri njoftimin gjatë një prove rakete balistike ”. Kështu njoftoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve “ Kcna ”. “ Kongresi do të sqarojë planet për fazën tjetër, që synon forcimin e parandalimit bërthamor të vendit ”, tha diktatori Kim. Nga z. Erton Duka.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


