top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNICEF-i SHPËRNDAU STILOLAPSA DHE FLETORE NË GAZË PËR HERË TË PARË PAS DY VITESH E GJYSMË LUFTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gazë | Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se ka arritur (për herë të parë në dy vjet e gjysmë) të dërgojë në Gazë paketa shkollore me materiale edukative, pasi ato ishin bllokuar më parë nga autoritetet izraelite gjatë luftës me Hamasin.


Mijëra sete, duke përfshirë lapsa, fletore dhe blloqe druri për të luajtur, kanë hyrë tani në enklavë”, tha UNICEF-i.


Në ditët e fundit, kemi marrë mijëra komplete rekreative dhe qindra komplete shkollore prej kartoni. Presim të marrim edhe 2500 komplete shkollore javën e ardhshme, pasi ato janë miratuar”, tha z. Xheims Elldër (James Elder), zëdhënës i UNICEF-it.


UNICEF-i po zgjeron programin e tij arsimor për të arritur gjysmën e fëmijëve në moshë shkollore të enklavës, afërsisht 336 mijë.


Mësimi do të zhvillohet kryesisht në tenda”, tha z. Elldër (Elder), për shkak të shkatërrimit të përhapur të ndërtesave shkollore gjatë luftës së shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023.


Sipas vlerësimit të fundit satelitor të kryer nga Kombet e Bashkuara në korrik, të paktën 97% e shkollave kanë pësuar një lloj dëmtimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page