IRANI: BËHUNI GATI QË NJË FUÇI NAFTË TA BLINI 200 $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Teheran, Irani | “Përgatituni që çmimet e naftës të arrijnë 200 dollarë ($) për fuçi, sepse ato varen nga siguria rajonale që keni destabilizuar”.
Kështu paralajmëruan Forcat e Armatosura iraniane, në kulmin e krizës përgjatë Ngushticës së Hormuzit.
“Nuk do të lejojmë që asnjë litër naftë të arrijë në Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe partnerët e tyre. Çdo anije ose cisternë që shkon drejt tyre do të jetë një objektiv legjitim”, tha zëdhënësi i Selisë së Komandës Ushtarake në Teheran Ebrahim Zolfaqari - duke shtuar se Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë çmimet.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments