IRAN | KOMANDANTI I MARINËS SË KORPUSIT TË GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE ALIREZA TANGSIRI: ANIJET DUHET T'I KËRKOJNË TEHERANIT LEJE PËR TË KALUAR NËPËR NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 26 minutes ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Çdo anije që synon të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit duhet të marrë leje nga Irani”.
Kështu tha Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
“A u siguruan anijet se mund të kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit? Kjo duhet t'u bëhet pyetje ekuipazheve të anijeve 'Express Rome' dhe 'Mayuree Naree', të cilat, sot, duke u mbështetur në premtime boshe, injoruan paralajmërimet dhe kishin ndërmend të kalonin nëpër ngushticë, por u sulmuan”, shkroi ai.
Ai iu referua dy anijeve që u sulmuan nga forcat iraniane sot për injorimin e paralajmërimeve për të mos kaluar nëpër ngushticë.
“Express Rome”, një anije në pronësi izraelite që mbante flamurin liberian, u kap dhe u qëllua nga forcat iraniane.
“Mayuree Naree”, që mbante flamur tajlandez, u sulmua dhe u përfshi nga flakët.
Ekuipazhi u shpëtua më pas nga Marina e Omanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments