LIBAN | FORCA MBROJTËSE E IZARELIT (IDF) PO KRYEN NJË VALË SULMESH MBI LIBAN DHE MBI IRAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) njoftoi së fundmi se ka nisur një valë të madhe sulmesh kundër objektivave terroriste në Teheran dhe njëkohësisht kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Bejrut.
“Tre lagje në Bejrut u bombarduan, menjëherë pasi Izraeli njoftoi sulme kundër Hezbollahut në kryeqytetin libanez dhe Teheranin.
Avionët izraelitë bombarduan lagjet Kafaat dhe Haret Hreik, në periferi jugore të kryeqytetit; një sulm goditi një apartament në katin e sipërm në Doha Aramoun, në të njëjtën zonë”, raportuan entet mediatike vendore.
“Një seri sulmesh ajrore dhe bombardimesh me artileri shënjestruan qytetet jugore në agim”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments