IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): PASOJAT E KËSAJ LUFTE DO TË NDIKOJNË NË TË GJITHË BOTËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 18
- 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), paralajmëroi se pasojat e luftës në Lindjen e Mesme do t’i prekin të gjithë dhe mirëpriti kritikat perëndimore ndaj konfliktit.
“Vala e pasojave globale sapo ka filluar dhe do të prekë të gjithë, pavarësisht nga pasuria, feja apo raca”, shkroi Ministri Aragçi (Araghchi) mbrëmë, duke i bashkangjitur mesazhit të tij një kopje të letrës së dorëheqjes së zyrtarit të lartë amerikan të antiterrorizmit, Xhëu (Joe) Kent, i cili, protestoi kundër luftës.
“Gjithnjë e më shumë zëra, përfshirë zyrtarë evropianë dhe amerikanë, po e quajnë luftën kundër Iranit të padrejtë. Anëtarë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Ministri Aragçi (Araghchi).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments