top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORE E VERIUT | DIKTATORI KIM JONG-un MBIKËQYRI TESTIN E RAKETAVE SHUMËFUNKSIONALE DHE DISA RAKETAVE TAKTIKE LUNDRUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | Koreja e Veriut pohoi testimin e një sistemi të ri të lehtë për lëshimin e raketave shumëfunksionale dhe disa raketave taktike lundruese”.


Kështu raportoi enti mediatik shtetëror i cituar nga agjencia koreanojugore e lajmeve “Yonhap”, duke shtuar se diktatori Kim Jong-un mbikëqyri testin.


Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) botoi raportin një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin e disa raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi (CRBM) dhe raketave artilerie drejt Detit të Verdhë nga zona Jongju e Provincës Phjongan të Koresë së Veriut.


Testi i djeshëm ishte pjesë e planit të modernizimit të artilerisë dhe raketave të forcave të armatosura për të arritur qëllimin pesëvjeçar të zhvillimit të mbrojtjes kombëtare”, u tha në raportin e medias shtetërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page