top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: TË NDALOHET PËRSHKALLËZIMI I KONFLIKTIT NË LINDJEN E MESME.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Palët e ndryshme të interesuara duhet të qëndrojnë të qeta dhe të ushtrojnë përmbajtje, të ndalojnë përshkallëzimin e konfliktit dhe të situatës, si dhe të marrin masa konkrete për të lehtësuar dhe ulur tensionet”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, në një konferencë për shtyp, në lidhje me përshkallëzimin e ri mes Iranit dhe ShBA-ës. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me bot
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | VËLLEZËRIT MYSLIMANË PO VRASIN NJËRI-TJETRIN; 13 TË VDEKUR NGA SULMET AJRORE PAKISTANEZE.
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Të paktën 13 veta u vranë në sulmet ajrore pakistaneze pranë kufirit midis dy vendeve në Afganistan”. Kështu njoftuan të mërkurën zyrtarët vendorë dhe qeveritarë. “Gjatë natës, ushtria pakistaneze shkeli përsëri hapësirën ajrore afgane dhe bombardoi shtëpitë e civilëve në provincat Kunar, Khost dhe Paktika. Këto sulme vranë 11 fëmijë, një grua dhe një burrë të moshuar”. Kështu shkroi zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Muxhahid (
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM SEIED ABAS ARAGÇI (SEYED ABBAS ARAGHCHI): NGUSHTICA E HORMUZIT NA PËRKET NEVE DHE OMANIT; DILNI SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
Teheran, Iran | “Forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të vazhdueshme për çdo shkelje të hapësirës ajrore të vendit dhe forcat e huaja në afërsi të territorit të Republikës Islamike janë në rrezik të vazhdueshëm nga gabimet njerëzore, aksidentet ose të ngecurit midis dy zjarreve”. Kështu tha ministri i Jashtëm iranian Seied Abas Aragçi (Seyed Abbas Araghchi) në një deklaratë të postuar në rrjetin shoqëror Iks (X). “Për të zvogëluar rreziqet është më mirë" që forcat
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | POLICIA TALEBANE HAPI ZJARR LUFTARAK GJATË DEMONSTRATËS PËR GRATË E ARRESTUARA QË NUK KISHIN VESHUR HIXHAB.
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Policia talibane hapi zjarr ndaj më shumë se 100 personave në qytetin e Heratit gjatë një proteste për të drejtat e grave. Raportohet se përleshjet shkaktuan të paktën tre të plagosur. Disa media ndërkombëtare po raportojnë incidentin. Protestuesit po denoncojnë shtypjen e talebanëve, e cila ka çuar në arrestimin e mbi një duzine grash për shkelje të kodit të veshjes. Rregulloret qeveritare përcaktojnë që gratë mund të dalin në publik v
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | SHKOI NË 29 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET AJRORE IZRAELITE NË 24 ORËT E FUNDIT.
Bejrut, Liban | “Të paktën 29 persona janë vrarë dhe 133 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit nga bombardimet izraelite”. Kështu njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë në raportin e saj të fundit ditor. Sipas autoriteteve shëndetësore në Bejrut, numri i personave të vrarë që nga fillimi i fazës së re të luftës në Liban më 2 mars është rritur në të paktën 3666, ndërsa të paktën 11321 janë plagosur. Numri i të vdekurve vjen ndërsa bastisjet izraelite vazhdojnë në jug d
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E VERIUT | PHENIANI DHE PEKINI RANË DAKORD TË FORCOJNË LIDHJEN MES TYRE.
Phenian, Kore e Veriut | “Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti i Kinës Shi Xhinping (Xi Jinping) ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës në një samit në Phenian që hapi një kapitull të ri në lidhje”. Kështu raportoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve “Kcna”. Duke bërë vizitën e tij të parë në shtatë vjet te aleati i vetëm zyrtar i Republikës Popullore të Kinës (sipas traktatit) presidenti Shi (Xi) i tha
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): TË EVAKUHOHET QYTETI I TIROS DHE ZONAT PËRRETH; HEZBOLLAHU SHKELI ARMËPUSHIMIN.
Jeruzalem, Izrael | “… thirrje për evakuimin e qytetit të Tiros, duke përfshirë zonën e krishterë, si dhe kampet dhe lagjet përreth refugjatëve”. Kështu shkroi zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në gjuhën arabe, Aviçai Adrai (Avichay Adraee), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). “Në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga partia terroriste Hezbollah dhe synimit të frontit të brendshëm izraelit, IDF-ja është e detyruar të veprojë me forcë kundër saj.
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | LIGJI ME 27 NENE I GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME HYRI NË FUQI; POLICIA DHE USHTRIA DO TË ZHBLLOKOJNË RRUGËT E BLLOKUARA NGA PROTESTUESIT E MAJTË DHE SINDIKATAT.
La Paz, Bolivi | Ligji 1740, i cili rregullon gjendjet e jashtëzakonshme, hyri në fuqi në Bolivi pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare të Shtetit. I shpallur nga Presidenti Rodrigo Paz, ligji përcakton kuadrin ligjor për zbatimin e masave të jashtëzakonshme në situata krize që mund të kërcënojnë rendin kushtetues, sigurinë publike, sovranitetin kombëtar ose funksionimin e institucioneve demokratike. Teksti me 27 nene përcakton se gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet me
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | NJË HELIKOPTER AMERIKAN U RRËZUA PRANË NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Uashington, Amerikë | “Një helikopter sulmues Apash (Apache) i Ushtrisë amerikane u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit; dy anëtarët e ekuipazhit të tij u shpëtuan”. Kështu raportoi enti mediatik “New York Times” duke cituar burime me info rreth incidentit. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Apache u rrëzua nga zjarri iranian, pësoi një defekt mekanik apo hasi ndonjë problem tjetër por incidenti është nën hetim. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të nj
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | POLICIA FETARE E MORALIT PO ARRESTON GRA QË NUK MBAJNË HIXHAB.
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Policia e moralit e qeverisë talebane arrestoi disa gra në qytetin afgan të Heratit për shkelje të kodit të veshjes”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) deklaroi se ishte i shqetësuar nga arrestimet dhe ndalimet e shumta të grave në Herat për mosrespektim të dyshuar të kodeve të veshjes. “Nuk ka asgjë të pazakontë në Herat, kodi i veshjes është një urdhër hyjnor dhe një ligj i detyrueshëm,
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: JEMI SHUMË TË SHQETËSUAR PËR RIFILLIMIN E ARMIQËSIVE MES IZRAELIT DHE IRANIT.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Pekini tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga sulmet e rinovuara midis Izraelit dhe Iranit, duke shprehur shpresën se armëpushimi i brishtë në luftën e Lindjes së Mesme do të respektohet. “Rifillimi i armiqësive nuk është në interes të asnjërës palë”. Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp. “Shpresohet që të gjitha palët e interesuara do të respektojnë angazhimin e tyre për një armëpushim”, tha
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | REBELËT HUTHI: NDALUAM ANIJET IZRAELITE TË LUNDROJNË NË DETIN E KUQ.
Sanë, Jemen | “Rebelët Huthi të Jemenit, aleatë rajonalë të Iranit, morën përgjegjësinë për një sulm me raketa ndaj Izraelit dhe njoftuan një ndalim për anijet izraelite në Detin e Kuq, me një bllokadë të plotë detare kundër Izraelit në Ngushticën Bab al-Mandab”. Kështu raportuan përgjithësisht entet mediatike iraniane. Rebelët Huthi se do t'i përgjigjen përshkallëzimit me përshkallëzim. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


