EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | VËLLEZËRIT MYSLIMANË PO VRASIN NJËRI-TJETRIN; 13 TË VDEKUR NGA SULMET AJRORE PAKISTANEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Të paktën 13 veta u vranë në sulmet ajrore pakistaneze pranë kufirit midis dy vendeve në Afganistan”.
Kështu njoftuan të mërkurën zyrtarët vendorë dhe qeveritarë.
“Gjatë natës, ushtria pakistaneze shkeli përsëri hapësirën ajrore afgane dhe bombardoi shtëpitë e civilëve në provincat Kunar, Khost dhe Paktika. Këto sulme vranë 11 fëmijë, një grua dhe një burrë të moshuar”.
Kështu shkroi zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Muxhahid (Mujahid), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Ushtria pakistaneze nuk ka komentuar ende për incidentin.
Këto sulme janë më vdekjeprurëset në javët e fundit.
Qetësia relative ishte rikthyer në zonën kufitare pas përleshjeve sporadike që çuan në shpërthimin e luftës së hapur midis dy vendeve në fund të shkurtit.
“Të paktën 372 civilë afganë u vranë në dhunën midis 1 janarit dhe 31 marsit”, e thënë kjo, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në mesin e majit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments