EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | POLICIA TALEBANE HAPI ZJARR LUFTARAK GJATË DEMONSTRATËS PËR GRATË E ARRESTUARA QË NUK KISHIN VESHUR HIXHAB.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Policia talibane hapi zjarr ndaj më shumë se 100 personave në qytetin e Heratit gjatë një proteste për të drejtat e grave.
Raportohet se përleshjet shkaktuan të paktën tre të plagosur.
Disa media ndërkombëtare po raportojnë incidentin.
Protestuesit po denoncojnë shtypjen e talebanëve, e cila ka çuar në arrestimin e mbi një duzine grash për shkelje të kodit të veshjes.
Rregulloret qeveritare përcaktojnë që gratë mund të dalin në publik vetëm duke veshur hixhabin e plotë, i cili përfshin një shami koke dhe një mantel të gjatë që mbulon të gjithë trupin.
Zbatimi i këtyre rregullave i është besuar Ministrisë për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve.
I dërguari special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, Riçërd Benet (Richard Bennett) tha se ishte i alarmuar nga përdorimi i tepërt i forcës kundër protestuesve në dukje paqësorë në Herat.
“Është koha për të ulur tensionet, për të respektuar lirinë e shprehjes së qytetarëve, veçanërisht grave dhe vajzave, dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments