IRAN | MINISTRI I JASHTËM SEIED ABAS ARAGÇI (SEYED ABBAS ARAGHCHI): NGUSHTICA E HORMUZIT NA PËRKET NEVE DHE OMANIT; DILNI SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read
Teheran, Iran | “Forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të vazhdueshme për çdo shkelje të hapësirës ajrore të vendit dhe forcat e huaja në afërsi të territorit të Republikës Islamike janë në rrezik të vazhdueshëm nga gabimet njerëzore, aksidentet ose të ngecurit midis dy zjarreve”.
Kështu tha ministri i Jashtëm iranian Seied Abas Aragçi (Seyed Abbas Araghchi) në një deklaratë të postuar në rrjetin shoqëror Iks (X).
“Për të zvogëluar rreziqet është më mirë" që forcat e huaja të tërhiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga një mjedis që nuk do të jetë kurrë mikpritës për një prani armiqësore.
Ne preferojmë gjuhën e diplomacisë, por dimë edhe si të përdorim gjuhë të tjera”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments