top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | POLICIA FETARE E MORALIT PO ARRESTON GRA QË NUK MBAJNË HIXHAB.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | Policia e moralit e qeverisë talebane arrestoi disa gra në qytetin afgan të Heratit për shkelje të kodit të veshjes”.


Kështu raportuan entet mediatike vendore.


Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) deklaroi se ishte i shqetësuar nga arrestimet dhe ndalimet e shumta të grave në Herat për mosrespektim të dyshuar të kodeve të veshjes.


Nuk ka asgjë të pazakontë në Herat, kodi i veshjes është një urdhër hyjnor dhe një ligj i detyrueshëm, dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë atë”, tha zyra e shtypit e Ministrisë për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve.


Autoritetet talebane qeverisin sipas një interpretimi të rreptë të ligjit islamik dhe kanë shtrënguar gradualisht kufizimet për gratë që nga kthimi në pushtet në gusht 2021.


Në të gjithë vendin, gratë duhet të jenë plotësisht të mbuluara kur dalin nga shtëpia.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page