top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMIRATET E BASHKUARA ARABE | SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: IRANI MUND TË PËRFITOJË NGA MUNDËSI TË RËNDËSISHME EKONOMIKE NËSE NUK SILLET SI LËVIZJE REVOLUCIONARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 minutes ago
  • 1 min read

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, tha se Irani mund të përfitonte nga mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe investime të reja nëse zgjidhte të sillej si një vend dhe jo si një lëvizje revolucionare.


Gjatë një vizite në Abu Dhabi, sekretari i Shtetit Rubio tha se, nëse arrihet përparim në negociata dhe në çështje të tjera të sigurisë që ende nuk janë diskutuar, Teherani mund të tërheqë investime të huaja të ngjashme me vendet e tjera në rajon.


Ai sqaroi se kjo nuk do të përfshinte fonde të qeverisë amerikane.


Ai përsëriti gjithashtu se, sipas një marrëveshjeje përfundimtare me ShBA-ës, Irani nuk do të jetë në gjendje të vendosë taksa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.


Sekretari shtoi se negociatat në lidhje me Libanin do të zhvillohen veçmas nga bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page