top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | MINISTRIA E JASHTME: AKUZOJMË NATO-n PËR BASHKËPUNIM NË LUFTË ME SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Qeveria iraniane ka akuzuar NATO-n për bashkëpunim në luftën e ShBA-ës kundër Republikës Islamike.


Ky qëndrim u manifestua pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetje për ShBA-ës dhe pretendoi se mijëra avionë amerikanë u ngritën nga baza të ndryshme evropiane për të mbështetur operacionin kundër Iranit.


Ky është një pranim i qartë dhe kompromentues i bashkëpunimit aktiv të NATO-s në një luftë të paligjshme agresioni kundër një shteti anëtar sovran të Kombeve të Bashkuara”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Ai akuzoi NATO-n për një shkelje flagrante të normave të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të Kartës së OKB-së.


Vend pas vendi, aleat pas aleati pas aleati, kanë vënë bazat e tyre në dispozicion për Epic Fury”, tha sekretari i përgjithshëm Rutte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page