top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E BASHKUAR | ORGANIZATA “SAVE THE CHILDREN”: TË PAKTËN 21 MIJË FËMIJË TË VRARË NË GAZË NË 1000 DITË.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Pas 1000 ditësh lufte, të paktën 21 mijë fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës, por shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, duke pasur parasysh numrin e panjohur të të varrosurve nën rrënoja”. Kështu njoftoi organizata “Save the Children”. Sipas Site Management Cluster, mbi 800 mijë fëmijë dhe adoleshentë, afërsisht 80% e të miturve të Gazës, janë të zhvendosur dhe 7 mijë janë të pashoqëruar ose të ndarë nga familjet e tyre. 625 m
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRI I JASHTËM UANG JI (WANG YI) ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME SEKRETARIN AMERIKAN TË SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Ministri i Jashtëm Uang Ji (Wang Yi) zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio, në të cilën i kërkoi Shteteve të Bashkuara të trajtojnë çështjet e Tajvanit me më shumë kujdes”. Kështu raportoi agjencia vendore elajmeve “Xinhua”. “Ndërtimi i një marrëdhënieje konstruktive të stabilitetit strategjik nuk është vetëm një slogan; ai kërkon veprime konkrete, afrim të ndërsjellë dhe përpjekje të qëndrueshme
Agjencia Telegrafike Vox
KATAR | ZYRTARËT AMERIKANË DHE IRANIANË DO TË ZHVILLOJNË BISEDIME TË TËRTHORTA SOT NË DOHA.
Doha, Katar | “Zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime indirekte në Doha, …”. Kështu tha një burim diplomatik, pas një sërë njoftimesh dhe mohimesh midis të dyja palëve. “Të mërkurën në Doha, zyrtarët amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime teknike indirekte me ndërmjetës nga Katari dhe Pakistani”, tha një diplomat anonim. Ai shtoi se të dërguarit e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe Stiv Uitkof (Steve Witkof
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA E UNIONIT TË MIANMARIT | MBI 100 MIJË TË VDEKUR QË NGA FILLIMI I LUFTËS CIVILE PAS GRUSHTIT TË SHTETIT 5 VJET MË PARË.
Nai Pi To, Republika e Unionit të Mianmarit | “Më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftës civile që shpërtheu në Mianmar pas grushtit të shtetit pesë vjet më parë”. Kështu raportoi organizata që monitoron konfliktet dhe ngjarjet e konflikteve të armatosura (ACLED). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
PERU | KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI) U SHPALL PRESIDENTE; NUMËRIMI I VOTAVE PËRFUNDOI PAS 22 DITËSH; OPOZITA E MAJTË NË TENSION TË LARTË.
Limë, Peru | Zyra Kombëtare për Proceset Zgjedhore (ONPE) përfundoi numërimin e 100% të fletëvotimeve në zgjedhjet e balotazhit, duke konfirmuar fitoren e kandidates Keiko Fuxhimori (Fujimori), me moshë 51 vjeçe. Tashmë ajo është presidentja e re e Perusë (pas 22 ditësh garë të tensionuar dhe të ngushtë). Ajo është udhëheqëse e forcës politike “Fuerza Popular”. Ajo është vajza e ish-presidentit Alberto Fuxhimori (Fujimori); ajo do të marrë kredencialet e saj më 15 korrik; do
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: NUK KEMI NDËRMEND TË NDËRTOJMË ARMË BËRTHAMORE.
Teheran, Iran | “Udhëheqja iraniane ka deklaruar qartë në të kaluarën se Republika Islamike nuk ka ndërmend të ndërtojë armë bërthamore dhe vazhdon ta përsërisë këtë qëndrim”. Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian gjatë një vizite në qytetin e shenjtë të Komit (Qom), duke folur me Ajatollah Shobeiri Zanjani, një nga udhëheqësit më të lartë fetarë të vendit. “Ne e sigurojmë bashkësinë ndërkombëtare se aktivitetet bërthamore do të kryhen në përputhje me nevojat e vend
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZV.MINISTRI I JASHTËM KAZEM GHARIBABADI: NUK JANË PLANIFIKUAR TAKIME ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | “Nuk janë planifikuar takime teknike të grupeve të punës për këtë javë”. Kështu tha zv.ministri i Jashtëm Kazem Gharibabadi, i cituar nga entet mediatike shtetërore, duke mohuar raportet se ekipet teknike iraniane dhe amerikane do të takohen në ditët në vijim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes që synon t'i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZARELIT (IDF): VRAMË XHIHADISTIN ABU SALEM; MORI PJESË NË SULMIN E 7 TETORIT.
Jeruzalem, Izrael | “Ai kishte pushtuar Izraelin gjatë ofensivës së 7 tetorit 2023 dhe kishte rrëmbyer civilë. Ai u vra dje në një sulmi izraelit në Rripin e Gazës. Abu Salem mori pjesë në rrëmbimin e civilëve izraelitë nga shtëpitë e tyre dhe burgosjen e tyre”, njoftoi Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF). “Sulmet ishin në përgjigje të përpjekjeve të vazhdueshme të Hezbollahut për të synuar forcat tona operacionale në zonën e sigurisë”, njoftoi IDF-ja, duke komentuar sulmet ajro
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | ZV.MINISTRI I JASHTËM KAZEM GHARIBABADI: U ZHVILLUA TAKIMI I PARË ME OMANIN PËR MENAXHIMIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Gjatë diskutimit mbi çështjet aktuale që lidhen me Ngushticën, shkëmbyem pikëpamje mbi menaxhimin e ardhshëm të Ngushticës brenda kuadrit të paragrafit pesë të Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit dhe të drejtave sovrane të shteteve bregdetare”. Kështu shkroi zv.ministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Gjatë udhëtimit në Muskat, takimi i parë i Komitetit të Përbashkët të Hormuzit u mbajt me ministërin e Shtetit
Agjencia Telegrafike Vox
ARABIA SAUDITE | 14 TË VDEKUR SI PASOJË E RRËZIMIT TË NJË HELIKOPTERI.
Riad, Arabia Saudite | “Katërmbëdhjetë veta u vranë kur një helikopter që i përkiste gjigantit të naftës ‘Saudi Aramco’ u rrëzua në Ras Tanura, në pjesën lindore të vendit”. Kështu raportoi agjencia zyrtare e lajmeve “Spa”. Një hetim penal paraparak është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e tragjedisë ajrore. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATI ISLAMIK I AFGANISTANIT | ZËDHËNËSI I QEVERISË ZABIHULLAH MUXHAHID (MUJAHID): DHJETËRA CIVILË TË VRARË NË SULMIN FRIKACAK DHE AGRESOR PAKISTANEZ.
Kabul, Emirati Islamik i Afganistanit | “Sulmet pakistaneze në Afganistanin lindor kanë vrarë ose plagosur dhjetëra civilë”. Kështu tha zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Muxhahid (Mujahid), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). “Sulmet ajrore goditën provincat e Paktikës, Paktias dhe Kunarit”, tha ai, duke i cilësuar veprimet ushtarake pakistaneze si akt frikacak agresioni. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vo
Agjencia Telegrafike Vox
PAKISTAN | MINISTRI FEDERAL I INFORMACIONIT DHE TRANSMETIMIT ATTAULLAH TARAR: SULMUAM AFGANISTANIN; VRAMË 25 VETA.
Islamabad, Pakistan | “Pakistani kreu sulme ajrore kundër militantëve në Afganistanin lindor gjatë natës, duke vrarë 25 veta”. Kështu njoftoi ministri federal i Informacionit dhe Transmetimit Attaullah Tarar, duke shtuar se sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse. “Tre objektiva në provincat Paktia, Paktika dhe Kunar u shkatërruan gjatë sulmeve precize”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Bur
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


